Nga Akil Ylli
Te perpiqesh per 6 vjet, te mbash gjalle shpresen e e taborreve me luge ne brez, se nje dite do ta rrezojme qeverin, dhe çdo njerin prej jush, do ta rehatojme diku polic ne dogan, tatime, apo te rrugoret, dhe kur ne pamundesi ta bejne realitet, harxhojne ca leka per te bere nje Rame dordolec, per te ja u shitur si fitore, kjo eshte kulmi i talljes e i neperkembjes njerzore. Karagjozlleku nuk ka brina!
Gjashte vjet i mbajten me shprese dite per dite, se fundmi nate mbas nate, se t’nesermen do ta hidhnin Ramen, ne lumin e pare qe do t’ju priste rrugen, ose do ta zvarrisnin ne sheshin me te madh. Neser, o me uragan, o me cunam, o njeren trish, do ta hedhim ne fik. E o burra n’pikiate, turreshin nji mbas nji haxhiqamilsat! Buum institucioneve, bim policis! Vip dajak policija e kap e arresto. Megjithse per dajak, duhet ta falenderojne policin, sepse me thane te drejten, e ka pase i fije doren e bute. Ma shume ja kane gersit dajakut, ndervedi. Sidoqofte, policija ja ka ba si burrat. Burri s’rrahet!
Mbasi mbyllnin gurgulen, per t’ju dhene zemer te telendisurve nga gazi, o ndonjerit qe ja kane zbute kurrizin, dilte Lulashi e therriste “fitore” dhe ne fund i embelsonte, duke ju kenduar hymnin kombetar. C’te benin rrezikzite, me gjysma zerash, i fusnin dhe ata nje brohoritje: Urrrraaa!
Ndersa, per ata qe do ta kalonin naten ne biruca, kishte nje mesazh te veçante, te cileve ju garantonte nje te ardhme te ndritur perpara, duke ju premtuar qe:”Dua t’u them fare qartë, vëllezër e motra s’jeni vetëm. Sakrifica juaj për demokraci është e të gjithë shqiptarëve dhe mazhorancës së re politike dhe numerike por edhe qytetarëve shqiptar. Ju siguroj se çdo e drejtë e dhunuar e juaja do të vihet në vend. Këta që janë burgosur sot, do konsiderohen si të burgosur politik dhe në pushtetin e PD-ë do të dëmshpërblehen.” Jepi Lulash! Rrofshin Pishtaret e ri te Demokracis!
Kur e ndigjojne kete soj premtimit, kane plotesisht te drejte ata te arrestuarit, qe çojne dy gishtat perpjete ne gjykate. Premtimet e Lulashit, si merr era, i merr uragani, e s’dihet se ne cilin cep te globit perfundojne. Por dhe sikur ta zeme, se kushedi per çfare arsyet, ai per here te pare ne jete s’ka rrejt, perseri ka me pritshmeri te behet kryeminister Ujku i Cerrikut, se sa Lulashi. Neqoftese nuk ja arrin te arratiset dika, me siguri, do ta kene si bashkevuajtes. Kuuu? N’Reç!
Per tu hequr çdo dyshim, qe protesta e djeshme ishte e sukseshme, qofte edhe haxhiqamilistit me koktrashe, qe si besonte syve, o se kishte marre seriozisht rrezimin e dordolecit, doli foli Krymadhja. (Ajo pak para protestes, kishte shpalle botnisht, “Unë kam frikë nga Zoti, pasi i shërbej atij dhe jam shërbëtore e Zotit”) Sherbetorja e Zotit pra, dora vet, e jo shaka, ashtu siç i ka hije dhe me sigurin qe i jep misioni, deklaraj para kamerave, fille pas protestet dhe mbledhjes me Aleatet: Ju bëjmë thirrje të gjithë Shqipëtarëve të jenë të qetë se Rama ka ikur. Me pas, si per mrekulli, mbi gjithe shqiptaret, ra paqja engjellore. Amen!
Por mbrapa e dhiu i fije muhabetin, kur tha, qe kjo ishte mese e sigurte, sepse sipas sondazheve te Qiros Fevziut, 87% e shqiptareve perkrahte Triaden. C’nevoje te kete pasur valle, qe Sherbetorja e Zotit, ta ndjente te domosdoshme, qe aparicionet e saj, ti konfirmonte nje i vdekshem!? Ky fakt te çon vetem ne nje perfundim se: Fevzoja, duhet te gezojne pak e shume, te njejtin status si Sherbtorja. Do te kete qene ajo, qe ka nderhyr tek Perendia, dhe i ka dhane gjithe garancite te mjaftushme, qe Fevzoja te meritoj plotesisht, per tu bere pjestare i denje i Shoqeris Hyjnore. S’ka arsy tjeter. Vetem titulli qe gezon ne ate shoqeri, ka mbetut mister. A thu te ka trasheguar kete toksorin, Legen? Mahhh! Legen i Zotit!? Sikur nuk shkon. Buuu!
Mandej, ketu ka nje problem tjeter. Dje u mor vesht, qe Kryemadhja paska ndrru fe. Deklaroj, se jam katolike. Allah, Allah! Do ta kete pagzu Papa veç, kur ka kene per vizit me Liken dhe femijet. Ndoshta me ate rast, kane perfitu e jane pagzu te tane. Aty do ti kete lidhe fijet me Zotin. Mirpo, si do ta kete mashtru Ate, qe e ka fute ne Shoqnin Hyjnore, Qirosin? Jo se mund ti jete bere pengese perkatsia e nje feje tjeter, por ndoshta mund te jete bere synet. Me ate veprim, ka firmos perjetsisht si mysliman. Po te ishte fjala per tu kthyer ne çifut, do t’ishte shume me kollaj. E koklavitun kjo pune per nder. Do ti kete besu Perendia, qorrazi veç!
Por ai qe i vuri vulen, dhe siguroj edhe me pesimistin e deshperuar, qe per arsyen me apsurde, s’besonte qe Rama asht rrxu, ishte Tur Bubazhelja. Ai, jo se kishte marre direktiva hyjnore, por ne baze te informacioneve, qe si gjithmone i vine nga sherbimi i tij inteligjent, protesta e djeshme nuk ishte nje protest, por nje feste per te shprehur gezimin, ngaqe Rama pritej, ne mos nga çasti ne çast, e shumta brenda 30 qershorit, te jepte dorheqjen. Sha’Zoten, Bubazhelja ashte i dijshem e pike!
Shansi i keq i ra vetem “Matufit Dixhital”. Ai gaboj pak sa ne parashikim dje, ose me mire te themi, ishte ngut i fije. E kishte prishe krejt. Rama ishte shendosh si kokrra molles, duke u argtuar me familjen, ne koncertin e ish zonjes se pare te Frances ne Butrint, kurse ai e kishte rehatu, ne nxitim e siper, pa dasht, ne bire t’minit. Po pse e menderose kshtu bre! Ky dreq, se ka dhe per zakon, me ja fut kot. Prite zot mandej, me shpif. Ehh, iku kjo pune tash! Mend per tjeter here Sal!
Mbas gjithe ketyre garancive, qe kane marre haxhiqamilsat nga te kater anet, si prej eksperteve te çertifikum DOKG., po ashtu dhe prej antareve te Rrethit Hyjnore, neqoftese hidhen perseri ne sulm, sepse s’besojnem qe Rama eshte rrxu, at’here hankshin rrashten e vet! T’shkojne prap te sulmojne me molotova e gure policin e ti thojne burgut hapu. Per bythe t’vet e kane. Nuk e di ça kerkojne ma shume. Kur ju thone shefat, e kena rrxu e pike, ç’mut dojne kta? Jane ma t’shejte se Papa, à!