Ishte maji 2011. U vendos të hapeshin kutitë nga KQZ, në përballjen Edi Rama me Lulzim Bashën, për të shpallur fituesin, edhe pse procesverbalet e firmosura, e shpallin Edi Ramën kryetar bashkie, me 10 vota më shumë për Tiranën.
Por, në KQZ filloi rinumërimi i kutive problematike, sipas KQZ. Dhe aty, filloi “masakra e votave”. Mjafton të shohësh momente nga video, për të parë maskaradën e votave ditën për diell.
Arben Ristani, ka qenë kryetar o KQZ
Eridian Salianji dhe Genc Gjonçaj, përfaqësues të PS
Idajet Beqiri: përfaqsues i PK që mori mbi 1300 vota
Dialogu i plotë
Arben Ristani: Po tani, shqip flasim e turçe merremi vesh. Shkruan nga pas flet e kontestuar se ka…ka vullnet nga populli ka shkrujt ky, po…punë për të…
Idajet Beqiri: Ore, ju gjetët një votë, ku vajti njëra…se thotë dy, janë dy aty
Arben Ristani: Ta gjejmë së bashku. Ne një gjetëm…
Idajet Beqiri: Po gjetët një, po kush e mori atë tjetrën..Se ju gjeni vetëm të Lul Bashës, po do gjetur dhe tjetra
Arben Ristani: Ta gjejmë bashkë…
Eridian Salianji (PS): Po ti kishit ditur këto të paktën më përpara, të ndërronit kutitë, të sillnit ndonjë tjetër…
Arben Ristani: Atëherë kjo çështje që nga ky moment është në rendin e ditës dhe duhet të marrë një zgjidhje…
Genc Gjonçaj: ore ti mund të bësh ca të duash ore, eeee…ti mund të shpallësh edhe rezultat që ta gjeti ai tjetri dhe jo rezultatin e popullit eeee…
Arben Ristani: Ka votu populli I shkretë ore…
Eridian Salianji: Me leje, mund të kontestoj unë?
Arben Ristani: Po po, vazhdoni kontestoni…
Idajet Beqiri: Në procesverbal thuhet se janë katër, këtu janë gjetur pesë tani…nga doli kjo e pesta…
Arben Ristani: Ja që doli e pesta…Gjendja e faktit aq doli…Po ca rëndësie ka, katër, pesë…ne I hapim, I gjejmë, I numërojmë, I fusim prapë Brenda…aty I ke, si merr njeri…
Idajet Beqiri: Ore kush I shtoi, se janë shtuar rrugës
Arben Ristani: Po Perëndia mbase…
Idajet Beqiri: Po lëre Perëndinë
Arben Ristani: Po lëre se gjynaf, ata njerëz kanë votuar…tia cojmë votën atje ku e kanë nisur
Eridian Salianji: Çoje në bazë të ligjit, jo sic e do ti…
Arben Ristani: Po pse o burr I dheut…se siu vodhën popullit o burrë…Kanë votuar populli I shkretë…
Genc Gjoncaj: Ju nuk e keni merakun të coni votën e qytetarit atje ku duhet, nuk është ky meraku juaj.Meraku juaj është si të rregulloni numrat e atij që nuk ka fituar.
Eridian Salianji: Kjo kuti, mos, mos, mos…një second ore ti djali
Arben Ristani: Vazhdo ti vazhdo me procedurën…Shprehu të lutem ti tjetri
Eridian Salianji: Një second or ti ooooo
Arben Ristani: Vetëm po deshe mos e trash zërin se na tremb o burrë…
Eridian Salianji: Ti je I trembur, kështu ke hyrë që në mëngjes sot këtu…stë tremb dot unë…
Genc Gjoncaj: Nuk dini të bëni deklarata juve …
Arben Ristani: Vazhdojmë me rendin e ditës diskutimet në tavolinë…jo nuk ta jap fjalën…Merre pak kutinë të lutem, ik andej, ik andej…të lutem, largoje atë qerosin (Eridian Salianji) që andej…(fillon sherri)…o djema, largojini pak këta djemtë…largojini këta djemtë…