Gjatë fjalës së tij në qytetin e Finiqit, kryeministri Rama ka komentuar edhe takimin me ish-presidentin e Francës Nicolas Sarkozy dhe bashkëshorten e tij, këngëtaren Carla Bruni.
Kjo e fundit mbajti mbrëmjen e djeshme një koncert në Amfiteatrin e Butrintit me muzikë të përzgjedhur.
Rama ka treguar përshtypjet e çiftit që i mbetën nga pasi u larguan nga Shqipëria.
‘Sot përcolla ish presidentin Sarkozy me gruan e tij, janë larguar të mahnitur nga Shqipëria nga dallimi mes idesë që kishin kur erdhën e që panë e bukuria përallore e zonës këtu. Jam i bindur se bregdet është vetëm një pjesë e potencialit turistik’, tha Rama.