Nga Mero Baze
I vetmi që nuk u dorëzua ditën e djeshme ishte Sali Berisha. Duke ditur atë që Lulzim Basha po përgatiste qysh në drekë, ai filloi sokëllimat për përmbysje, uragan dhe cunamin e mbrëmjes, e cila në fakt përfundoi një puhizë qershori, që shërbeu për një shëtitje në Tiranë.
I izoluar nga ndërkombëtarët, i rrethuar nga një opinion armiqësor rreth rolit të tij për interesa tërësisht familjare në krizën e fundit, dhe i rrezikuar që raporti i tij negative me SHBA-në t’i thellohet në disfavor, ai ishte dje një i burgosur mes turmës së PD-së, e cila nuk ishte e sigurt, ndërsa shëtiste në bulevard, nëse fitore ishte ajo sokëllima e Berishës paradite, apo shëtitja e Bashës mbasdite.
Si një ujk i rënë në çarkun që ka ngritur vetë, ai dukej se dje kafshonte kthetrat e veta, kur shikonte se njeriu me të cilën kërkon të nxjerrë gështenjat nga zjarri, Lulzim Basha, shikonte hallin e vet dhe jo hallin e tij.
Ky është edhe problemi që ka identiteti i këtyre protestave.
Në protestat e PD-së, nuk është se linja e Berishës është dh una dhe linja e Bashës është paqja.
Problemi i këtyre protestave, është se objektivi i tyre është dh una, përveç rasteve kur Basha nuk ka mundur ta marrë dot përsipër.
Pra ato janë një vendim i Berishës, një linjë e Berishës, një urdhër i Berishës, i zbatuar në rreth 70% të rasteve si të tilla dhe 30% të rasteve si paqësore për shkak të kërcënimeve ndërkombëtare që ka marrë Basha dhe që me këtë rast ka menduar të shpëtojë veten.
Ndaj dhe ka humbur kuptimin e të qenurit protesta të dhu nshme apo paqësore.
Në të dyja tipat e protestave, Partia Demokratike ka bërtitur “fitore” pas përfundimit të tyre.
“Fitore” ka bërtitur kur ka hedhur molotov, “fitore” kur ka pla gosur policë, “fitore” kur ka qenë paqësore, “fitore” kur u ka dhënë lule policëve, “fitore” kur ka dalë Basha me vajzat në protestë, “fitore” kur ka dalë i shoqëruar nga 50 maska, “fitore” kur ka thyer KZAZ-të, “fitore” kur ka thënë s’kemi punë me KZAZ-të, “fitore” kur ka dhunuar policë në komisariate, “fitore” kur ka bërë thirrje të mos preken policë…
Nën presionin e Sali Berishës dhe Ilir Metës, për një përmbysje të dhu nshme të sistemit, duke përdorur dhu nën fizike nga Berisha dhe dh unimin institucional nga Meta, Lulzim Basha nuk ka mundur t’i japë asnjë tipar kësaj beteje, përveçse ka reflektuar tek ajo edhe urdhrat e Berishës, edhe kërcënimet e Perëndimit.
Sa herë e kanë tepruar në ekstrem dhe ka marrë mesazhe të qarta personalisht kundër tij, ai ka ndryshuar tipin e protestës, duke i gënjyer demokratët se kjo është një taktikë dhe duke u thënë të huajve, kaq fuqi kam përballë Berishës.
Rasti i djeshëm ishte më ek stremi. Në kulmin e ekstazës për dhu nën mbi KZAZ-të, në kulmin e përpjekjeve për një përplasje fizike në Shkodër mes qytetarëve që mbështesin PS-në dhe disa rrogëtarëve të Bashkisë, dhe mbi të gjitha në kulmin e retorikës për përmbysje me dh unë, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi zgjodhën të shikojnë hallin e tyre, duke injoruar atë që kishin thënë disa orë më parë, pasi diplomatët perëndimorë trokitën në zyrën e tyre.
Deri tani një gjë është e qartë: Protestat u projektuan si një dhunë për përmbysjen e shtetit, por deri tani të vetmit që i kanë rrezikuar karrigen, është Lulzim Basha, pasi kanë bërë të qartë se ai e do dhe dëgjon Sali Berishën, derisa nuk rrezikohet e ardhmja e tij.
Mes presionit ndërkombëtar dhe presionit të Berishës, ai duket si një lavjerrës që herë i dorëzohet njërit dhe herë tjetrit.
Dje la në baltë Berishën, por s’di sa i sigurt ndjehet që të bërtas “fitore”. Fytyra reale e protestave, është në fakt karakteri i Lulzim Bashës, një qenie pa identitet politik, edhe i dhu nshëm, edhe paqësor, edhe pro-perëndimor dhe anti-perëndimor, dhe hajdut edhe anti-korrupsion, edhe vjedhës votash, edhe luftëtar për votën e lirë, edhe simbol i nepotizmit familjar, edhe premtues i një shteti ligjor, edhe pastrues paresh ruse në Uashington, edhe luftëtar kundër pareve të pista në Shqipëri, edhe frymëzues molotovësh, edhe adhurues trëndafilash…
Si t’i duhet për momentin!
Kjo është dhe drama reale e këtyre protestave. Edhe pse ato frymëzohen nga Sali Berisha, në fund kanë marrë formën e Lulzim Bashës. D.m.th një gjë pa formë!