Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë në Finiq në kuadër të fushatës së zgjedhjeve të 30 qershorit. Teksa prezantonte kandidatin e PS-së Kristaq Kiçon nga partia MEGA për këtë bashki, prapa krahëve të tij është shfaqur edhe flamuri grek.
Më pas Rama tha edhe në greqisht se data e zgjedhjeve nuk do të ndryshojë. Por flamuri grek prapa krahëve të Ramës ka sjellë mjaftë reagime të forta në rrjet. Madje ka patur edhe disa komentues që i kanë shkruar Ramës duke i bërë kritika.
“Rama në Finiq, duke bër fushat zgjedhore në truajt Shqiptare krenohet me flamurin grek. Ky është vërtetë një turp o kombit tonë!!” i komenton një qytetarë Ramës.
Këtij komenti Rama ka thënë se është e drejta e minoritarëve që gjenden në atë zonë që të krenohen me flamurin grek.
“Unë nuk krenohem me flamurin grek po me flamurin shqiptar që ishte aty në krah, ndërkohë që flamuri grek është flamuri i kombit të atyre që janë minoritarë e që kanë të drejtën e tyre të krenohen me të” i është përgjigjur Rama.