Teksa kryeministri Edi Rama vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, nga ana tjetër lideri demokrat Lulzim Basha thotë se nuk do të ketë zgjedhje në këtë datë.
Ai është ‘masakruar’ nga qytetarët në rrjetin e tij social në Facebook. Nga akuzat kur ka qenë kryetar bashkie e deri tek lufta e tij për karrige edhe jo për popullin. Qytetarët i kërkojnë që ai të ndërrojë kasetën, pasi të njëjti fjalim ka vite që po e përdor. Ndryshe nga herët e tjera që kujdesej qe të ruante vetëm komentet pozitive, këtë radhë komentet negative si duket kanë qenë të shumta.