Kryeministri Edi Rama pas vizitave që bëri ditën e sotme në Përmet dhe Tepelenë është ndalur në Dropull ku prezanton edhe kandidartin për këtë bashki, Dhimitër Tolën.
Teksa mbajti fjalën e tij Rama akuzoi rëndë dhe Presidentin Ilir Meta. Kryeministri u shpreh se Meta po ushtron dhunë anti-kushtetuese. Ai paralajmëron se populli është ai që i zgjedh partitë.
Rama tha:
“Këta janë bërë njësoj, opozita nga rruga ndërsa Presidenti nga zyra. Presidenti ushtron dhunë anti-kushtetuese. Por ne duhet t’i tregojmë botës se drejtësia funksionon dhe se është populli ai që i zgjedh partitë. Këta nuk kanë asnjë program shikojeni vetë lidershipin”.