Kandidati i koalicionit të majtë Erion Veliaj ka ironizuar qëndrimin e mbajtur nga Lulzim Basha dhe opozita për zgjedhjet e 30 qershorit.
Përmes një postimi në twitter, Veliaj i kujton Bashës që të përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të cilat do të bëhen vetëm më 2021, ndërsa i sugjeron që të qëndrojë pak më shumë në vendin e tij dhe jo të rrijë në Hollandë. Madje, mesazhin kandidatin socialist ia ka përcjellë edhe në holandisht.
“30 Qershori iku tani! Mobilizim për 2021 lal dhe duhet me nejt pak më shumë në Shqipëri këto dy vite, me gjithë respektin për Hollandën! Ik ëens je veel geluk en geduld!”, shkruan Veliaj.