Pas debatit të madh që ka plasur pasi Tërmeti paska bërë një mbledhje në Kishë në një fshat, Hazbiu e ka gjetur shkakun e vërtet të këtij skandali. Shkaku është se Tritani nuk ka prishur gjithë kishat më 1967.
Kur ai mori iniciativën si prishës i kishave dhe xhamiave dhe i dërgoi letër shokut Enver, gjithë Shqipëria u ngrit dhe filloi aksionin. Por ja për dreq disa kisha kanë shpëtuar, dhe tani ato po përdoren nga Tërmeti që është kundërshtar i Tritanit.
Hazbiu si kandidatë i Partisë Komuniste vendosi sot të mallkojë Tritanin, që ja ka pasur me hile partisë në atë kohë dhe nuk i ka prishur gjithë kishat.
Ja postimi i plotë i Hazbiut:
Ah mor Tritan ç’na bëre.
Mbaj mend se kemi qenë moshatarë kur i dërgove letër shokut Enver dhe i the se nuk do lëmë kishë e xhami në këmbë. U gëzuam dhe ne shokët e tu dhe nisëm aksionin si gjithë populli: Ti përpara, e ne pas teje.
Në fund i raportove shokut Enver, se aksioni mbaroi me sukses. Shkove dole dhe në fotografi me të , si prishësi më i dalluar i kishave.
Tani del që ti ja ke pas me hile partisë. Disa kisha i ke lënë pa prishur dhe po i përdor kundërshtari yt në këto zgjedhje.
O ty të zëntë sytë buka e partisë dhe shokut Enver që të kanë mbajtur në pëllëmbë të dorës. Bile jo vetëm ty por dhe babain tënd.
O ty mos pafsh kurrë një ditë të bardhë që ja ke bërë me hile partisë dhe ke lënë akoma baza armiqësore për klerin reaksionar.
O ti iksh nga mendja e folç me vete rrugës si Tit Vasili, që ke tradhëtuar dhe partinë dhe zotin.
O ty të zëntë Tërmeti Peçi dhe të fustë një rrënjë hashashi në prapanicë, që të vish në vete.
O ti u bëfsh sherebel të të bëjnë shurrën gomerët kur kullosin në mal.
Tani pas 60 vjetësh po të del tradhëtia dhe horrllëku.
Po zoti të ka dënuar se të ka detyruar në këtë moshë të dalësh rrugëve e të qëllosh me gurë.
Po zoti nuk do ta lërë me kaq. Me këtë që ke bërë ti do përfundosh keq e më keq dhe në fund zoti do të shëndërrojë në presh, dhe ti do thërrasësh “Dua Tritanin”!