Megjithëse futbolli të jep mundësinë për një jetë më të mirë, ka lojtarë që nuk kënaqen me aq dhe të influencuar nga jeta private kanë arritur të kryejnë edhe krime të rënda. Më poshtë keni formacionin e kriminelëve të futbollit
Portieri – Bruno
Mbrojtës – Aurier
Serge Aurier po kalon një sezon të mirë te Tottenham. Pas një faze të parë të kushtëzuar nga dëmtimet, ai tashmë e ka fituar një vend në formacionin e Pochettino-s, dhe gjithashtu edhe te formacioni i kriminelëve. Francezi ka bërë shumë gabime në të shkuarën por ai që e dënoi me dy muaj burg pasi pati një përplasje me një oficer policie.
Mbrojtës – Ruben Semedo
Qendërmbrojtësi portugez Ruben Semedo, i cili luante te Villarreal, është në burg për shkak se akuzohet për disa krime, duke përfshirë edhe tentativën për vrasje. Ai pritet të kryejë disa muaj burg përpara se t’i rikthehet futbollit.
Mbrojtës – Breno
Mbrojtësi Breno Rodriguez është dënuar për tre vite e nëntë muaj burg pasi i vuri flakën shtëpisë së tij. ish-lojtari i Bayern Munich kaloi një periudhë shumë të vështirë dhe gjatë depresionit shkoi deri aty sa i vuri flakën shtëpisë së tij.
Mbrojtës – Alexis Zarate
Argjentinasi Alexis Zarate është dënuar pasi ka përdhunuar gruan e një shoku të ekipit të tij.
Mesfushor – Adam Johnson
Mesfushori anglez Adam Johnson është dënuar me gjashtë vite burg pasi kishte abuzuar me një minorene. Pasi e kishte mashtruar vajzën angleze, ai e kishte abuzuar seksualisht. Gjithsesi ai pritet të dalë nga burgu më herët se gjashtë vite.
Mesfushor – Joey Barton
Joey barton njihet për bëmat e tij si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Por ai ka bërë edhe burg një moment të jetës së tij. ai është dënuar për 74 ditë burg për shkak të një sherri.
Mesfushoir – Yordan Letchkov
Futbollisti bullgar është dënuar me dy vite burg për shkak se abuzoi e pozicionin e tij kur ishte kryebashkiaku i vendlindjes së tij. korrupsion në Bullgari? Këtë nuk e dinim!
Mesfushor – Rocardo Centurion
Sulmuesi i Racing Club është kapur duke u munduar t’i japë ryshfet oficerëve të policisë dhe rrezikon të burgoset deri në gjashtë vite burgim.
Sulmues – Michele Padovano
Ish-lojtari i Juventus është kapur duke shitur drogë dhe është dënuar me tetë vite dhe tetë muaj burg.
Sulmues – Robinho
Ish-ylli i Real Madrid dhe Manchester City akuzohet se ka përdhunuar një shqiptare gjatë kohës kur luante te AC Milan. Ai së fundmi është dënuar me nëntë vite burg për krimin e bërë në 2013.
Trajner – Elkin Moncada
Ai ishte trajneri i parë i James Rodriguez dhe është futur në burg për pedofili.