lir Meta nuk rresht se përdoruri skenare për të shpëtuar veten nga shkarkimi si President i Republikës, duke tentuar gjithnjë të dalë në rolin e “heroit” përballë mazhorancës së Ramës.
Pasi dështoi me sukses për “vetëvrasjen” apo për të dorëzuar mandatin e Presidentit, në funksion të zgjidhjes së krizës në Shqipëri, Meta pas zhdekretimit të zgjedhjeve më 30 qershor, po tenton të shpëtojë nga hakmarrja e mazhorancës së Ramës që ka nisur procedurën e shkarkimit të tij.
Pas deklaratave të njëpasnjëshme se Parlamenti aktual është ilegjitim, kreu i shtetit përmes një kërkese drejtuar KQZ kërkoi zyrtarisht që t’ia “numëronin” sa deputetë ka Kuvendi i Shqipërisë.
Dhe KQZ ia plotësoi këtë “tekë” presidentit, i cili mund ta kishte marrë më shpejt numrin e deputetëve në faqen zyrtare të Kuvendit, duke aktivizuar këshilltarët e tij të shumtë, sepse faqja zyrtare e çdo institucioni ka të publikuar vetëm informacion zyrtar.
Megjithatë KQZ ia dorëzoi zyrtarisht shkresën sipas të cilës, parlamenti i konstituar me 140 deputetë më 2017, tashmë është funksional me 122 deputetë.
Një shkëmbim i tillë informacioni i dha “udhë” hamendjeve se Meta mund të shkarkojë Parlamentin, pasi është me 122 deputetë, nga 140 të tillë që ka në Kushtetutë.
Por teksa një nga ministrat më të rëndësishëm të qeverisë së Ramës deklaroi dy ditë më parë se procedura e shkarkimit të Metës përfundon brenda 10 ditëve, Presidenti dërgoi kërkesën e dytë në KQZ.
Presidenti i kërkon institucionit më të lartë zgjedhor informacion mbi praktikën që është ndjekur për zëvendësimin e deputetëve të PD-së dhe LSI-së, nga lista e këtyre partive.
Pra Meta kërkon nga KQZ informacion mbi praktikën shkresore të administruar për njoftimin e krijimit të vakancës në Kuvend, për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit për çdo deputet, ku përfshihet kopja e njoftimit të Kuvendit dhe kopja e dorëheqjes së deputetit.
Njëherësh kërkon dhe kopjen e vendimit të KQZ për dhënien e mandatit, kandidatit të radhës në listën shumëemërore, për çdo vakancë të parakohshme të krijuar dhe të zëvendësuar deri tani në Kuvend.
Dikush mund të thotë se çfarë kërkon Presidenti përmes këtyre letrave jashtë kompetencës së tij.
Ilir Meta kërkon as më pak dhe as më shumë, por që të godasë Kuvendin, përpara se ai të marrë vendimin për ta shkarkuar, pasi 100 deputetë e votuan rezolutën për nisjen e procedurës së shkarkimit e tij nga posti i Presidentit të Republikës, disa javë më parë.
Si fillim, Meta kërkon të cilësojë të paligjshme procedurën e krijimit të vakancave në Kvend, afatet kohore, deklarimin një nga një të deputetëve të heqjes dorë nga mandatit, ndërkohë që PD dhe LSI e kanë bërë në bllok heqjen dorë nga mandati, përmes firmave kolektive.
Duke e kërkuar këtë procedurë, kreu i shtetit kërkon të nxjerrë të paligjshëm të gjithë deputetët e opozitës së re, duke “lënë” aktivë vetëm 83 deputetë, PS plus disa deputetë të PD dhe LSI që nuk dorëzuan mandatin e deputetit, mes të cilëve Rudina Hajdari, Lefter Koka e Myslim Murrizi.
Përmes këtij skenari Meta kërkon të kundërshtojë shkarkimin e tij nga posti i Presidentit të Republikës, me argumentin se shkarkohet vetëm me 94 vota të ligjshme nga Kuvendi dhe pastaj vendos Kushtetuesja, dhe jo nga 83 vota të ligjshme plus të paligjshmit e opozitës së re.
Skenari tjetër i Presidentit është dhe nxjerrja jashtë loje e opozitës të re, duke cilësuar si të paligjshëm krijimin e vakancave pas diegies së mandateve, me argumentin se sado të dëshirojnë deputetët të dorëzojnë mandatete, për këtë ka procedura ligjore e Kushtetuese që dune zbatuar.
Për këtë arësye Meta kërkon të nxjerrë ligjërisht “nul” dorëzimin e mandateve dhe për pasojë në mënyrë ligjore, ata rikthehen si anëtarë të Kuvendit nëse dëshirojnë, gjithnjë duke respektuar rregulloren e Kuvendit nëse nuk i kanë mbushur gjashtë muaj pa shkelur në sallë.
Opozita i ka djegur mandatet më 20 shkurt të këtij viti, shtuar këtu dhe procedurat që u deshën për të krijuar vakancat e reja dhe vendimin e KQZ, dhe Basha, Monika, e deputetët e tjerë të PD e LSI janë brenda afatit kushtetues për të qënë në Kuvend, sipas skenarit të Metës.
Ndaj kërkesat e Presidentit ndaj KQZ, si të ratësishme në dukje, s’kanë të bëjnë me shpërndarjen e parlamentit, pasi në të gjitha rastet kërkohet kërkesë me shkrim nga kryeministri Rama, i cili e ka treguar më se njëherë se nuk ka ndërmend ta bëjë një veprim të tillë.
Meta kërkon të shpëtojë veten nga shkarkimi e të rikthejë Monikën, Berishën e Bashën në Kuvend./Pamfleti/