Gjatë 14 viteve që kryetari i bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj ka qenë subjekt i deklarimit të interesave private, pasuria e tij është rritur me një mesatare vjetore prej 269 mijë lekë.
Fran Frrokaj u zgjodh në vitin 2015 kryetar i bashkisë Lezhë si kandidat i Partisë Demokratike – i mbështetur nga Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, me 55.35% të votave.
I diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Universiteti i Tiranës, z. Frrokaj ka mbaruar edhe Fakultetin juridik, Universiteti “L.Gurakuqi”, Shkodër.
Për disa vite ka punuar si inxhinier specialist tek Drejtoria e Rrugëve, Lezhë.
Për katër vite 1995-1999, z. Frrokaj ka punuar Oficer i Policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Mirditë dhe për një vit ka qenë shef i policisë rrugore në Drejtorinë e Policisë Shkodër.
Përpara se të zgjidhej kryebashkiak, Frrokaj ka drejtuar për dy mandate komunën Shën Koll. Ai është anëtar i Partisë Demokratike nga viti 1992.
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI.
Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve aktualë të bashkive të vendit në fund të mandatit të tyre 4-vjeçar.
Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetari i Bashkisë Lezhë nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Në vitin 2003, viti i parë i deklarimit të interesave private, Frrokaj deklaron një pasuri familjare prej 200 mijë lekësh. Në fund të vitit 2017, pasuria e tij e regjistruar kap një vlerë prej 3.9 milionë lekë. Ai ka në pronësi tokë të përfituar nga ligji 7501 si dhe 3.9 milionë lekë likuiditete bankare.
Të ardhurat e subjektit gjatë periudhës së deklarimit kapin një vlerë 20 milionë lekë dhe vijnë kryesisht nga paga për shkak të funksionit e subjektit dhe e bashkëshortes.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.
Deklarata e pasurisë përpara fillimit të detyrës
Deklarata e pasurisë e vitit 2004
Deklarata e pasurisë e vitit 2005
Deklarata e pasurisë e vitit 2006
Deklarata e pasurisë e vitit 2007
Deklarata e pasurisë e vitit 2008
Deklarata e pasurisë e vitit 2009
Deklarata e pasurisë e vitit 2010
Deklarata e pasurisë e vitit 2011
Deklarata e pasurisë e vitit 2012
Deklarata e pasurisë e vitit 2013
Deklarata e pasurisë e vitit 2014
Deklarata e pasurisë e vitit 2015
Deklarata e pasurisë e vitit 2016
Deklarata e pasurisë e vitit 2017
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al