Pasi Kolegji Zgjedhor e rrezoi dje, Ilir Meta ka dale sot qe pa gdhire per te thene kater mesazhe:
1-Eshte Gjykata Kushtetuese qe vendos nese eshte dekreti i tij kushtetues;
2- Negociatat nuk do hapen kurre po u bene zgjedhjet;
3- Nuk do jape kurre doreheqjen derin ne fund te mandatit te tij;
4- Presidenti eshte i vetmi qe vendos date zgjedhjesh.
Tani le t’i çmontojmë me radhë të gjitha, për të kuptuar se si Ilir Meta sot ishte tërësisht i dorëzuar, i ç’kontrolluar, e pa argument ne ate qe perpiqej te thoshte ne nerva e siper.
1- E nisim nga e para, cfare thote Gjykata Kushtetuese?
Mjafton te shohim precedentin e vitit 2017 në prag të zgjedhjeve parlamentare të qershorit, teksa pas paktit Rama-Basha dy palët ranë dakord për të shtyrë zgjedhjet me një javë.
Vendimi i Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve në 2017 u ankimua nga partia Forca Rinia, por Gjykata Kushtetuese deklaroi para dy vitesh, kur ende nuk ishte shkrirë nga vettingu se kundërshtimi i dekretit të Presidentit, asokohe Bujar Nishanit, i cili ndryshoi datën e zgjedhjeve nuk ishte në juridiksionin e shqyrtimit nga Gjykatës Kushtetuese.
Para dy viteve, Gjykata Kushtetuese deklaronte se sipas rastit, (në varësi të natyrës së kërkimit apo thelbit të mosmarrëveshjes) kundërshtimi i dekretit të Presidentit mund të jetë objekt i shqyrtimit nga gjykatat administrative apo në juridiksionin e Kolegjit Zgjedhor. Pra duke ardhur në situatën aktuale, dekretit i Presidentit Meta mund të dërgohet nga shumica në Gjykatën Administrative ose në Kolegjin Zgjedhor.
2- Meta u shpreh sot se nese zhvillohen zgjedhjet ne 30 qershor, negociatat nuk do hapen kurre. Por Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, ne fakt thote krejt te kunderten.
“Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit, qytetarët nuk duhet të pengohen të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Nuk mund të bllokosh shprehjen e vullnetit të qytetarëve Shqiptarë, prandaj mendoj, pa ndërhyrë në këtë debat të brendshëm, që zgjedhjet duhet të zhvillohen,përndryshe prespektiva europiane e Shqipërisë do të vonohet.”, u shpreh ai në nje konference per mediat krah kryeministrit Rama.
3- Meta sot tha se s’do jape kurre doreheqjen, nderkohe qe me shume se nje here, ai eshte shprehur me pare se eshte gati te jape doreheqjen, madje te vetesakrifikohet.
4- Meta tha se Presidenti esht i vetmi qe vendos nje date zgjedhjesh. Dhe ai ka te drejte.
Thene kete, edhe daten 30 qershor Presidenti e ka vendosur, e jo Kuvendi. Por kur Presidenti lajthit dhe anullon zgjedhjet, akt qe Kushtetuta se njeh dhe se lejon, te gjithe duhet ndjekin veprimet kushtetuese te Presidentit (pra dekretimin e 30 qershorin si date zgjedhjesh), jo shkeljet qe lene shqiptaret pa te drejte vote. / F.Muça -Lexo.al