Lulzim Basha në një dalje publike për mediat foli për padinë e Ramës për gazetarin gjerman Peter Tiede, i cili nxori përgjimet e votave në Dibër. Basha shprehet se Rama ka paguar avokatin më të shtrenjtë me paratë e taksapaguesve shqiptarë, me qëllim që të mbrojë kriminelët me damkë që kanë bashkëpunuar me pushtetin. Fjala e Bashës:
Sot pushtetarët janë bërë mbretër dhe sulltanë. Padia që ka bërë mund të kushtojë qindra e mijëra euro, por Rama nuk ka asgjë as milionat. Ai ka 21 vjet që plaçkit dhe grabit. Ka marrë 20 përqind për lejet në Tiranë dhe ka marrë miliona euro. Një nga përfituesit e trafikut të dogës është Edi Rama. Ai është shkëputur nga realiteti. Rama që në fillimet e karrierës ka qenë peng i krimit. Rama në emër të kriminelëve ka vemdosur të padisë një gaztar gjerman, dukle paguar avokat me paratë që iu ka vjedhur shqiptarëve.
Është e njëjta mbrojtje që Rama iuka bërë Armando Prengës, Rrajave, Roshit, Agron Xhafajt dhe gjithë kriminelëve të tjerë. Ai do të mbajë zgjedhje me forcë, por ky do të jetë fundi i tij. Rama po tenton të bëjë edhe zgjedhje me një parti politike, njësoj si në kohën e Ramiza Alisë, që bëri pluralizëm falso. U përpoq që në vitin 1991 të bëjë zgjedhje me komunistët e tij, por dështoi. Sot, Edi Rama shpalli se ka pajtuar një avokat gjerman kundër gazetarit Peter Tiede. Është një nga avokatët më të shtrenjtë në Europë, që faturon të paktën 13 euro për minutë. Të gjithë klientët e këtij avokati janë multimilionerë dhe miliarderë dhe, mes tyre mbretër, dhe sulltanë.
Nuk është e rastësishme që në këtë listë, tani, do të jetë edhe Edi Rama, një nga njerëzit më të pasur të Ballkanit. Padia që ka bërë mund të kushtojë qindra mijëra euro. Por Edi Rama nuk i asgjë as as milionat.Ai ka 21 vjet që vjedh dhe plaçkit gjithë Shqipërinë. Ka marrë 20-40 për qind për çdo leje ndërtimi që ka dhënë në Tiranë dhe gjashtë vitet e fundit në Shqipëri ka zhvatur qindra milionë euro.
Por nuk ka asnjë dyshim se një nga përfituesit direkt të trafikut marramendës së drogës ka qenë Edi Rama. Me këtë para kriminale Edi Rama jeton në luks, i shkëputur nga realiteti. Etja e verbër për para dhe pushtet, e zhveshur nga çdo ndjesi njerëzore, e çuan Edi Ramën në krahët e krimit që në fillimet e karrierës së tij dhe, që atëhere, ka mbetur peng i krimit. Në emër të krimit, në emër të avdylajbe, lalave, dakovea, gjiknurëve, manjave, Edi Rama paska vendosur të padisë një gazetar perendimor që i nxori lidhjet e tij me krimin, duke paguar me paratë e korrupsionit! Është e njëjta mbrojtje që u ka bërë gjatë këtyre viteve Mark Frokut, Armando Prengës, Pjerin Ndreut, Artur Bushit, Elvis Roshit, Qazim Sejdinit, Saimir Tahirit, Damian Gjiknurit, Agron Xhafajt, rrajave, habiljave, shullazëve dhe trafikantëve të tjerë. Mbrojtje totale, pandëshkueshmëri absolute ndaj krimit dhe korrupsionit. Këtë e ka arritur duke shkatërruar shtetin ligjor dhe demokracinë. Duke kapur çdo pushtet.
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet me një postimi në “Twitter” kreut të PD-së Lulzim Bashës në lidhje me avokatin gjerman. Sipas kryedemokratit, avokati që ka zgjedhur Rama për t’u mbrojtur për përgjimet paguhet 13 euro në minutë. Shefi i qeverisë, Edi Rama përmend sërish akuzat për financime ruse për Partinë Demokratike, ndërsa tha se Basha është marrë i pandehur për qindra milionë euro. Sipas kryeministrit, gjyqi me gazetarin e “Bild” Peter Tiede do të bëhet në Gjermani dhe faturat do të publikohen në vendin tonë duke shtuar se e vërteta për përgjimet do të dalë në dritë të diellit. “Artist,ti nuk zhgënjen kurrë, je njish!
Je i pandehur për qindramijëra euro ruse a dreqi e di ç’janë,të cilat po dreqi e di sa versione do sajosh deri në gjyq për t’i justifikuar dhe del e bilbilon për krimin që do paguaka avokatin gjerman për të luftuar lirinë e medias në Gjermani. Se kuptove kurrë o njish që është shah politika,jo kukamçefthi as topa luftash,po mos u mërzit! Gjyqi do bëhet në Gjermani,faturat do publikohen në Shqipëri dhe e vërteta për tërë atë çorbë të prishur që gatuat,për ta helmuar këtë vend e miqtë e tij,do dalë e plotë. Gjermanisht”-shkruan Rama.