Ndryshe nga takimi në Tropojë, protestat e demokratëve në Kukës dhanë ndikimin e vet te Kryeministri i cili e lëshoi gojën ndaj kryetarit të Bashkisë, Bashkim Shehu.
Sipas Ramës, Shehu ndryshe flet me të dhe ndryshe në publik. Ai zbuloi madje se ai i kishte miratuar edhe tollin prej 100 lekësh për Rrugën e Kombit.
Kritika ndaj tij pati edhe për bllokimin e punës për rikonstruksionin e spitalit.
Rama: Nuk ju kemi sjellë këtu ndonjë njeri si Bashkimin që e morën nga Tirana, e solli Flamuri këtu, tani ka ikë Flamuri dhe ka mbetur Bashkimi. Siç e kam ndihmuar Kukësin me aq sa më është dhënë mundësia me Bashkimin se Bashkimi është njeri interesant, ju e njihni dhe nuk e njihni, por unë e njoh. Nuk e kam për zakon të flas për njerëz që më ka lidhur puna, por dua të flas një çikë se sot kishte dalë dhe sikur kishte futur kasetën e Lulit dhe përsëriste lloj-lloj sharjesh, lloj-lloj fjalësh për turp. Bashkimi ishte ai që më tha se për herë të parë po pastrohet rruga nga bora ashtu si duhet, unë nuk mund ta them tha, e kupton vetë.
Bashkimi ishte që më tha se tolli me 100 lekë nuk ka asnjë problem.I thashë dil dhe thuaje dhe më tha po ti e kupton vetë. Ishtë Bashkimi që do të hyjë në histori, se nuk besoj të ketë pasur kryetar bashkie tjetër në histori që të pengojë lejen për të ndërtuar spitalin. Edhe më idioti thotë aman një investim për spitalin, Bashkimi thotë nuk ka leje mjedisi. Bashkimi iku se kur i bërtet shumë tjetrit ik, ik, ikën vetë.Kur nuk e ke mendjen të vraposh më shpejt se tjetri.