Eu reporter, platforma e lajmeve multimediale evropiane me bazë në Bruksel, i ka kushtuar një artikull zhvillimeve politike në Shqipëri, duke risjellë në vëmendje thirrjet njëzëri të SHBA dhe BE-së se zgjedhjet duhet të mbahen në datën 30 qershor.
Eureporter thekson ndër të tjera edhe deklaratën e fortë të nënkryetarit të misionit të Ambasadës Amerikane në Shqipëri, Daniel Koski, i cili pak ditë më parë duke iu drejtuar Bashës e Kryemadhit u shpreh se: “Çdo akt d.hune nga dita e sotme deri në 1 korrik, do ta detyrojë Departamentin Amerikan të Shtetit t’ju klasifikojë si organizatë të d.hunshme”.
Më tej eureporter tregon se si Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar dekretin e Metës për mosmbajtje zgjedhjesh.
Më poshtë po ju sjellim artikullin e plotë të eureporter.
SHBA: Zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri të jenë paqësore
Paralajmërimi jashtëzakonisht i fortë vjen pak ditë përpara zgjedhjeve vendore, të cilat Partia Demokratike në opozitë ka vendosur t’i bojkotojë.
Nënkryetari i misionit të Ambasadës Amerikane në Shqipëri, Daniel Koski, tha: “Çdo akt d.hune nga dita e sotme deri në 1 korrik, do ta detyrojë Departamentin Amerikan të Shtetit t’ju klasifikojë si organizatë të d.hunshme”.
Mesazhi i fortë i drejtohet PD-s, që konsiderohen fajtore për problemet që po kalon vendi si në marrëdhëniet e brendshme ashtu edhe ato ndërkombëtare.
Pavarësisht bojkotit dhe përpjekjeve të Presidentit Ilir Meta për t’i anuluar zgjedhjet vendore, ato do të zhvillohen këtë të dielë. Dekreti i Presidentit Meta për anulimin u rrëzua nga Kolegji Zgjedhor.
Prej disa muajsh opozita ka organizuar protesta, disa prej të cilave përshkallëzuan në d.hunë. Televizioni shqiptar “Top Channel” ka raportuar se opozita është paralajmëruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit që PD-ja do të klasifikohet si “organizatë e d.hunshme” nga SHBA nëse d.huna vazhdon.
Një eurodiplomat theksoi: “Kjo është një deklaratë shumë serioze dhe vetëm një shkallë më poshtë se klasifikimi si organizatë terroriste.”
Shqipëria po përjeton një krizë politike prej disa muajsh ndërsa kthesa e fundit e ngjarjeve erdhi së fundmi nga një telefonatë e Kryeministrit socialist Edi Rama me diplomatin amerikan Philip T. Reeker, zëvendës Sekretar për Euroazinë në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Sipas Top Channel, Reeker këmbëngul që zgjedhjet të mbahen më 30 qershor, qëndrim i mbajtur nga SHBA dhe vendet europiane që në fillim të krizës.
Reeker deklaroi që SHBA-të po ndjekin ‘nga afër’ zhvillimet në Shqipëri.
Të enjten e kaluar, Daniel Koski pati një takim me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, drejtuesit e opozitës në Shqipëri.
Një zyrtar Amerikan në Shqipëri tha se: “Mesazhi që iu dha është shumë i qartë: Çdo akt d.hune nga dita e sotme deri në 1 korrik, do ta detyrojë Departamentin Amerikan të Shtetit t’ju klasifikojë si organizatë të d.hunshme.”
Klasifikimi amerikan i organizatave të dhunshme është vetëm një vend poshtë organizatave t.erroriste.
Ky klasifikim do të prekte drejtuesit dhe anëtarët e organizatës, të cilëve mund t’i sekuestrohen pasuritë e t’i bllokohen llogaritë bankare. Një tjetër masë do të ishte ndalimi për të udhëtuar dhe ndikimi i drejtpërdrejtë mbi pozicionet publike apo bizneset e tyre.
Opozita kërcënon të pengojë fizikisht zhvillimin e zgjedhjeve të dielën. Javën e kaluar, militantë të partive opozitare shkatërruan materiale zgjedhore për të penguar zhvillimin e zgjedhjeve në disa bashki të drejtuara nga opozita.
Kryeministri Rama, pavarësisht trazirave dhe bojkotit, ka theksuar që zgjedhjet do të mbahen të dielën.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se partitë opozitare nuk mund të tërhiqen nga votimi, pra zgjedhjet që do të mbahen do jenë të vlefshme.
“Vendimi i Kolegjit, që është trupi gjyqësor më i lartë në Shqipëri për çështjet zgjedhore konfirmoi vendimin e KQZ, që konsideroi si të pavlefshëm dekretin Presidentit të Republikës për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit,” tha Denar Biba, zëvendëskryetari i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve.
Partia Socialiste, e cila nisi një proces për të shkarkuar Presidentin për shkak të këtij dekreti, e konsideroi vendimin e Kolegjit një fitore.
“Kolegji vendosi, të gjitha partitë duhet të respektojnë këtë vendim,” tha për gazetarët Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të PS.
Megjithatë, opozita, që po i bojkoton zgjedhjet e po zhvillon protesta të përjavshme kundër Ramës, e shpërfilli këtë vendim, duke deklaruar se do të respektonte gjithsesi dekretin e Presidentit.
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara e njohin qeverinë si të ligjshme, dhe i kanë bërë thirrje opozitës të rikthehet në parlament e të marrë pjesë në zgjedhjet vendore.
“Synimi i shpallur i opozitës është forcimi i demokracisë në vend, por veprimet e d.hunshme gjatë protestave shkojnë kundër këtij qëllimi,” nënvizoi në një deklaratë Ambasada Amerikane.
Opozita nisi serinë e protestave që në mes të shkurtit, duke akuzuar zyrtarë të qeverisë për korrupsion dhe vjedhje votash gjatë zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën përpara dy vitesh.
Kryeministri Rama, nga ana tjetër, tha se qëllimi kryesor i opozitës është të pengojë nisjen e negociatave të vendit për anëtarësim në BE.
Javën e kaluar, BE vendosi shtyrjen e vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, megjithë paralajmërimet se kjo shtyrje do të minonte reformat dhe stabilitetin në Ballkanin Jugperëndimor./Lexo.al