Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman pas takimit të tij dje me Bashën. Në qendër të bisedës padyshim që është aktualiteti politik, pasi vjen katër ditë para zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, të cilat opozita jo vetëm që i ka bojkotuar, por edhe nuk i njeh, pasi bazohet te dekreti i Presidentit për anulimin e tyre. Por shumica shprehet e vendosur për zhvillimin e tyre, pavarësisht paralajmërimeve të PD-së për pengimin e tyre. Ambasada ka deklaruar se do sjelli grup vëzhguesish anglez për zgjedhjet e 30 Qershorit për të garantuar paanshmërinë e procesit e pse jo për të mbrojtur “vjedhjen” e votës që virgjëresha LSI nuk e mb rojti dot dhe u largua duke kërcënuar dhe vëzhguar në rrugë.