“Një popull që zgjedh në krye të vendit të vet njerëz të korruptuar, hajdutë, maskarenj e tradhëtare, nuk është viktimë e tyre, por bashkëpunëtor me ta”. Kjo është e vërtetë e dhimbshme historike në Shqipëri. A ka ardhur koha të ndryshohet kjo eksperiencë dëmprurëse”. Kështu është shprehur avokati Spartak Ngjela, në një postim në rrjetet sociale. Sipas të njëjtit është koha racionale që po i shtyn me forcë të korruptuarit për t’i flakur prej saj.
Postimi i plotë:
George Orwell ka thënë: “Një popull që zgjedh në krye të vendit të vet njerëz të korruptuar, hajdutë, maskarenj e tradhëtare, nuk është viktimë e tyre, por bashkëpunëtor me ta”. Kjo është e vërtetë e dhimbshme historike në Shqipëri. A ka ardhur koha të ndryshohet kjo eksperiencë dëmprurëse? Besoj se po, kjo kohë po vjen. Mos mendoni se këto që po ndodhin janë ngjarje të një fenomeni negativ. Përkundrazi, është koha racionale që po i shtyn me forcë të korruptuarit për t’i flakur prej saj. Situata e zgjedhjeve që po zhvillohet në Shqipërinë e sotme, është pasojë e konfliktit të brendshëm midis drejtësisë dhe padrejtësisë shoqërore. Edhe me ndihmën e perëndimorëve të fuqishëm, padrejtësia do të ndëshkohet rëndë në Shqipëri… Dhe shqiptarët do të dinë të zgjedhin realisht drejt pas dy vjetësh, në zgjedhjet politike të vitit 2021. Kurse, vijimi i zgjedhjeve aktuale për pushtetin vendor, do të jetë hapi i parë në hullinë historike të drejtësisë shoqërore në Shqipëri.