Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulzim Basha kanë zhvilluar në presidencë takimin me dyer të mbyllura i cili ka zgjatur për rreth 20 minuta. Lideri demokrat është larguar pa dhënë një prononcim për mediat. Takimi erdhi pas ftesës së kreut të shtetit, kur kanë mbetur vetëm 3 ditë nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ky i fundit ftoi dje në takim edhe kryeministrin Edi Rama duke thënë se do ishte në presidencë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00 por ky i fundit e refuzoi ftesën duke thënë se është i zënë me fushatën elektorale.
Kreu i shtetit mbërriti që në 05:00 në presidencë duke respektuar me përpikmëri orarin e caktuar për takimin, ndërkohë që edhe lideri demokrat Lulzim Basha ka qenë i përpiktë duke shkuar në takim që në orën 09:00 ashtu siç u njoftua që ditën e djeshme. Takimi i tyre vjen në një kohë kur palët politike nuk kanë gjetur një pikë të përbashkët për zgjidhjen e krizës politike. Presidenti Ilir Meta zhdrekretoi datën e zgjedhjeve por vendimi i tij është shpallur “nul” nga Kolegji Zgjedhor, e njohur ndryshe si Gjykata e zgjedhjeve. Opozita ka bojkotuar zgjedhjet dhe ka paralajmëruar bllokimin e tyre. Shqiptarja.com zbardhi dokumentin që Bashkitë e djathta i kanë dërguar KQZ-së dhe Policisë, duke i dhënë ultimatum që nga sot, të tërheqin materialet zgjedhore nga KZAZ-të dhe Qendrat e votimit ose do t’i asgjësojnë. Kryedemokrati Lulzim Basha ka pranuar festën e kreut të shtetit Ilir Meta për t’u takuar në presidencë. Ai ka mbërritur në orën 09:00 për të zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me presidentin Meta. Takimi u zhvillua pasi Rama refuzoi që ulej në tryezë me Kreun e Shtetit me arsyetimin e ishte i zënë me fushatë. Kryeministri bëri karshillik pak metra më tutje duke ushtruar notin.