Të gjithë njerëzit që kanë dashur të drejtojnë PD pa miratimin e Berishës janë eliminuar. Olldashi rrezikonte Bashën dhe dinte shumë për familjen Berisha. Si u inskenua aksidenti?!
Teza e trumbetuar nga politika se vdekja e Sokol Olldashit ishte aksidentale sa vjen dhe bëhet e pabesueshme. Sokol Olldashi, një prej figurave kryesore të së djathtës dhe rivali më serioz i Lulzim Bashës për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, humbi jetën në mënyrë misterioze, disa muaj pasi garoi përballë Lulzim Bashës për kreun e partisë dhe pasi doli kundër familjes Berisha. Politika shqiptare, e cila ka qenë dhe është bashkë, në vjedhje dhe në krime, mbrojti tezën se vdekja e Sokol Olldashit ishte aksidentale. Por më poshtë po rendisim të gjitha faktet dhe rrethanat që konfirmojnë se Sokol Olldashi është vrarë.
- Të gjithë figurat e së djathtës, pretendentë për të drejtuar Partinë Demokratike, pa lejen e Sali Berishës, janë vrarë ose kanë humbur jetën në rrethana misterioze. Kujtojmë vrasjen e Azem Hajdarit dhe vdekjen misterioze të Gramoz Pashkos.
- Vitet dhe sidomos muaj para se të vritej, Olldashi po përgjohej nga Sali Berisha me anë të Shërbimit Informativ Shtetëror.
- Para aksidentit, Olldashi denoncoi manipulimin e zgjedhjeve për kreun e PD, duke dalë kundër familjes Berisha.
- Pas izolimit të Topallit, Sokol Olldashi ishte kundërshtari i vetëm i dyshes Berisha-Basha në Partinë Demokratike.
- Sokol Olldashi ishte pengesë për planin e dyshes Berisha-Basha për të diktuar krerët dhe anëtarët e forumeve të larta të PD në zgjedhjet e dhjetorit.
- Sokol Olldashi do të niste një aksion për të kundërshtuar mënyrën e të bërit opozitës nga dyshja Berisha-Basha.
- Sokol Olldashi do të kërkonte një analizë për humbjen e thellë në zgjedhjet e 23 Qershorit, gjë e cila do të shmanget nga Berisha-Basha.
- Sokol Olldashi përfaqësonte linjën politike-ekonomike më të fuqishme në PD.
- Sokol Olldashi do të kërkonte largimin e Bashës menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve të para përballë të majtës.
- Sokol Olldashi ishte kthyer në pretendentin numër një për zëvendësimin ë Lulzim Bashës si kryetar i PD.
- Olldashi ishte lideri real i PD në jetën parlamentare dhe në debatet televizive.
- Sokol Olldashi shihej si rrezik për krijimin e një parti të re në PD.
- Sokol Olldashi kishte në planet e tij politike krijimin e një lëvizjet të re politike.
- Sokol Olldashi ishte në moshën e duhur dhe në kulmin e karrierës së tij politike.
- Ndryshe nga Basha, Sokol Olldashit njihte në thellësi strukturat e PD dhe jetën opozitare.
- Sokol Olldashi gëzonte një mbështetje të gjerë në bazë.
- Sokol Olldashi u kthye në figurën më karizmatike dhe polemizuese në PD, duke eklipsuar Bashën, një personazh i lodhshëm për publikun dhe që bazohet në klishe të ngurta.
- Olldashi po afrohej me amerikanët pas pozicionimit të Bashës kundër ambasadës së SHBA.
- Sipas ish-ambasadorit amerikan, Arvizu, Olldashi kishte planifikuar zhvillimin e një vizite në SHBA.
- Sokol Olldashi dinte shumë për aktivitetin e Sali Berishës në tetë vitet e fundit.
- Marrëdhëniet mes Sokol Olldashit dhe Sali Berishës ishin të ftohta pas katapultimit të Lulzim Bashës në krye të PD.
- Prokuroria fshehu 10 muaj me radhë raportin për Sokol Olldashin
- Prokuroria e publikoi raportin pasi vëmendja për ngjarjen u fashit
- Në raport thuhet se dyert e makinës ishin të hapura, ndërsa xhamat të pa thyer
- Raporti konstaton njolla gjaku jashtë makinës
- Në konkluzionet e prokurorisë nuk thuhet shpejtësia e makinës
- Prokuroria flet për sekuestrimin e pamjeve filmike të tunelit, por i fshehu ato
- Prokuroria pohon se ka zbardhur tabulatet telefonike, por nuk i zbardhi ato.
- Në raport bëhet një përshkrim i hollësishëm për veshjet e viktimës, por nuk thuhet asgjë për portofolin e vjedhur
- Viktima po udhëtonte me një shpejtësi të ulët, 45 km/h, që nuk justifikon pasojat e aksidenti
- Sipas ekspertizës, kushtet teknike të makinës kanë qenë të mira
- Makina nuk është rrotulluar në mënyrë të njëpasnjëshme
- Makina nuk ka rënë nga një lartësi e madhe
- Makinat e kishte sistemin e frenimit në parametrat normale
- Lëngu i timonit hidraulik ka qenë në nivelet duhura.
- Sistemi i drejtimit të mjetit operon plotësisht në të dy drejtimet.
- Makina kanë dalë nga rruga në një terren jo të thyer, që nuk justifikon pasojat.
- Kushtet atmosferike ishin me reshje, duke favorizuar fshirjen e gjurmëve
- Ekspertiza krijoi alibinë se reshjet e shiut kishin fshirë provat në vendin e ngjarjes
- Strukturat e policisë prishën provat, duke marrë me shpejtësi makinat me karrotrec si dhe duke mjegulluar rrethanat e ngjarjes.
- Persona të tjerë shkuan në vendngjarje para se të mbërrinin forcat e policisë
- Media u mbajt dy orë larg ngjarjes, që të mos filmonte personin e dytë.
- Dëshmitë ishin kontradiktore për aksidentet
- Munguan konkluzionet dhe procesverbalet e këqyrjes së vendit të ngjarjes nga policia dhe prokuroria.
- U vonuan aktet e ekspertimit autoteknik të mjeteve ku u gjend trupi
- Policia u vonua 24 orë për të dhënë mbajtur qëndrimin zyrtar mbi ngjarjen.
- Policia nuk sqaroi se sa persona ishin në makinë.
- PD, PS dhe LSI vendosën që të mos flisnin më për këtë çështje.
- Pas ngjarjes, një ish-ministër i PS, ndau bashkëshorten, për të cilën thuhet se ka qenë në makinë me Olldashin.
- Në rrethe të ngushta qarkullojnë fotot e Olldashit pas ngjarjes. Kush i ka parë fotot, nuk beson se ka qenë aksident.