Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pas takim me kreun e PD, Lulzim Basha, ka pritur në Presidencë edhe ish-kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasilin. Meta ka shmangur kështu takimin me bashkëshorten, Monika Kryemadhin. Dhe ka preferuar në vend të saj një takim me Vasilin. Vasili ka mbërritur pak minuta më parë në zyrën e Kreut të Shtetit. Fokus i bisedës së tyre ka qenë për krizën politike në vend. Sakaq, kryeministri Edi Rama vijon të refuzojë ftesën e Presidentit. Nga ana tjetër Meta është shprehur se do e presë shefin e qeverisë deri në orë 13:00, teksa në zyrën e tij ka shkuar sot që në 05:00 të mëngjesit.