Takimi mes Presidenti Meta dhe kreut të opozitës Basha nuk ka zgjatur shumë. Madje ka zgjatur më pak sesa pritej dhe ka merituar vetem dy rreshta koment nga kreu i shtetit. Megjithatë historia mes këtyre dy liderëve nuk është as e shkurtër, as për përplasje e peripeci.
Këto kohë kur PD dhe LSI kanë bërë kauzë të përbashkët kundër qeverisë, kanë qenë të shumta publikimet e deklaratave të së shkuarës, kur si Meta, ashtu dhe Basha, e kanë sulmuar njëri-tjetrin me fjalët më të rënda. “Ai të gënjen edhe kur e pyet sa është ora”, thoshte dikur Meta për Lulzim Bashën. “Është pa shtyllë kurrizore”.
“Basha te zgjedhi realitetin apo qellin e 7-të. Basha te ndajë se ku eshte ketu apo ne Hollande. Problemi i PD nuk eshte LSI-ja, por oligarkia. Mbi te gjitha aleanca per qytetarim dhe intersin me qytetaret. Dekriminalizimi standard i panegociueshem i LSI. Nuk kam pasur informacion per asnje deputet me rekorde te tilla. Ne mbeshtetje totale te prokurorise per te zbardhur ceshtjen. Kushdo ka probleme me dekriminalizimin nuk eshte me pjese e LSI. Dekriminalizimi themel per suksesin e reformes ne drejtesi dhe zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. LSI e ndershme ne zbatimin e marreveshjeve politike Kudo qe interesi publik e kerkon ne do ta mbeshtesim”, deklaronte LSI në dhjetor të vitit 2016.
Kurse Lulzim Basha e ka rënduar edhe më tej dorën me Metën, teksa e ka cilësuar vite më parë si “strehën e fundit të maskarenjve”. Këtë shprehje kryetari i PD i ka përdorur në vitin 2017 në një miting në Kukës, ku është shprehur me tone të ashpra kundër LSI. Rasti Meta-Basha nuk është i vetmi në politikën shqiptare. Nëse bën një retrospektivë të asaj që kanë thënë për njëri-tjetrin krerët politikë shqiptarë, do të duhej një ndeshje gladiatorësh në shesin Skënderbej që të zgjidhte sherret mes tyre. Ndoshta për këtë arsye jemi këtu ku jemi…/javanews.al