Në konferencën e kërkuar nga presidenti Ilir Meta, siç pritej nga të gjithë aktorët politik, sipas tij, data e zgjedhjeve u shty për 13 tetor. Në atë datë Meta i pret të gjithë të votojnë, edhe pse s’garanton se do i shkoj kush në votim. Sipas Metës, ai nuk mban përgjegjësi nëse opozita bojkoton edhe datën e re të zgjedhjeve të dekretuara prej tij. I kompleksuar nga reagimet mediatike, ku presidenti evitoi takimin me Monika Kryemadhin (bashkëshorten), jo sinqeriteti i tij vazhdoi dhe në konferencë për shtyp teksa deklaroi se nuk e ka për turp se është burri i Monikës: “Unë nuk e kam për turp, që jam burri i Monikës. Unë di të bëj dallimin midis Monikës dhe Republikës!”/Ekskluzive.al