“Në Uashington për një vizitë zyrtare. Së bashku me mua edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe një ekip nga MB e Policia e Shtetit. Të ftuar nga kolegët dhe miqtë tanë amerikane. Një axhendë e ngjeshur takimesh në Departamentin e Shtetit, Kongres, FBI e DEA etj.
Në Kongres fillimisht në një takim shumë konstruktiv me kongresmenin Robert B. Anderholt dhe më pas një takim me një tjetër mik të Shqipërisë, kongresmenin Steve King. Vlerësime dhe mbështetje e fortë prej tyre për “reformat impresionuese të qeverisë në fushën e drejtësisë dhe sigurisë”, shkruan Xhafaj.
Veç takimeve zyrtare ka pasur edhe takime, ku është diskutuar për çështje të tjera.
“Dje në një darkë pune me disa personalitete të njohur për përvojën e tyre si ligjvënës, në fushën e sigurisë dhe diplomacisë, miq e mbështetës në vite të Shqipërisë. Një diskutim shumë interesant për sfidat aktuale në fushën e sigurisë kombëtare dhe luftën kundër terrorizmit” , njofton ministri.