Militantët e PD-së në Vaun e Dejës mbrëmjen e sotme sikur kishin lajmëruar pasi u mblodhën për të protestuar para ambienteve ku është vendosur KZAZ-ja nr. 6 në një shkollë profesionale i kanë vendosur zjarrin. KZAZ-ja ndodhet në shkollën profesionale ‘Ndre Mjeda’ në Bushat. Shkolla brenda së cilës ndodhet KZAZ-ja u sulmua me molotv, ndërsa të dhënat e para janë për dy efektivë policie të lënduar.
Dy efektivë kanë pësuar djegie nga flakët që shpërthyen në KZAZ-në numër 6 në Bushat. Militantë të PD-së siç u shpreh edhe minsitri i Brendshëm Sandër Lleshaj, hodhën bomba molotov ndaj KZAZ-së që ndodhet në shkollën profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat.