Kazani i LSI-së po shpërthen çdo ditë dhe më shumë. Jo vetëm në ditë të zakonshme, por edhe në ditë pushimi, njerëzit dhe të zgjedhurit e LSI-së po largohen nga Monika Kryemadhi.
Edhe sot, goditja e rradhës Monës i ka ardhur nga Shkodra ku 4 këshilltarë Bashkiak ikën nga LSI dhe u bashkuan me PS.
Lushnje, Belsh, Skrapar, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Vlorë thuajse në të gjithë Shqipërinë, Monikës i kanë ikur të gjithë.
Pasi i shqyen mishin e tenderave dhe milionave, të gjithë po e braktisin Monikën duke e lënë vetem me koçkat…dhe me Petrit Vasilin.
Monika nuk është më ajo femër e pushtetshme dhe e sigurtë që ishte pak muaj më përpara.
Edhe shpërthimi në Kuvend, ku gjuajti me çizme drejt mazhorancës, nuk e bëri për show, por e bëri nga halli.
Është hall i madh kur e di që të kërcënojnë me burg dhe konfeskim të pasurisë. A e keni parë ndonjëherë Monikën që të udhëtojë jashtë shtetit dhe të takohet me një diplomat të huaj, ose ndonjë nga BE-ja të vijë dhe ta takojë këtu? Anjëherë!
Por sot, Monika e ka gjetur forcën për të dalë dhe për të festuar. Kështu e do zakoni e të qënurit kryetare partie.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka uruar të gjithë besimtarët Bektashinj për festën e Sulltan Novruzit, dhe tha se kjo është një ditë paqeje.
Por Kryemadhi u pyet edhe për largimet e këshilltarëve të LSI që janë larguar nga kjo forcë dhe janë bashkuar me Partinë Socialiste.
Kryemadhi për këtë çështje tha se “Sot është ditë paqeje nuk është ditë për tu marrë me lajmet e vjetra, anëtarët e LSI janë të lirë për të qenë ku do që janë , por nuk e heqin dot vëmendjen nga kjo që po jetojmë”.
Monika flet për paqe, por paqe nuk ka. Të gjithë po ikin dhe po e braktisin.
Të gjithë ata persona që në mitingje dilnin dhe brohorisnin emrin e saj apo të Ilir Metës, tani nuk janë më. Ata janë kthyer nga PS.
Nuk kanë faj sepse për 8 vite që Monika i mbajti me lekë dhe me punë shteti, ata nuk mund të rrinë pa vjedhur. Duan sërish pozicione dhe drejtori për të zhvatur.
Nuk durojnë kaq gjatë pa pushtet dhe të jenë në opozitë.
Ikin me shpresën se Rama do u japë diçka për të shqyer dhe për të zhvatur.
Tani Monika nuk di ku të fshihet. As tek nëna e saj nuk gjen paqe, por e gjen tek Teqeja e Bektashinjve për festën e Sulltan Novruzit.
Sa ishte me pushtet, Monikën e donin të gjithë, tani i ka mbetur vetëm Vasili…/Pamfleti.com