Pas bërjes publike nga Alpenews.al të një serie shkrimesh investigative, ku me prova, fakte e dokumenta u tregua sesi Rovena Gashi njeriu më i afërt dhe i ngushtë i ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla i kishte fshehur vetingut 16 prona, nga të cilat një pallat të tërë në Durrës, 14 apartamente te Shkëmbi i Kavajës dhe dy godina të mëdha për biznese si fasoneri dhe shitblerje materialesh hidro-sanitare me shumicë, ka nisur një fazë e re.
Qytetarët të inkurajuar nga dalja publikisht e imazhit të saj të vërtetë, si një “agjensi imobiliare” që vetëm koleksionon prona, kanë nisur denoncimet. Denoncime të reja e të vjetra, por në një kontekst krejt të ri, tani në prag të dhënies së vendimit të vettingut për të. Një proces ku ajo duket se ka gënjyer hapur duke fshehur pronat. Por, nuk përfundoka me kaq.
Përveçse ka përfituar nga shërdorimi i detyrës për tu pasuruar në mënyrë të paligjshme për vete dhe familjen e saj, sot e tutje, do të hedhim dritë mbi një anë tjetër, të errët e të pandriçuar të saj. Si një person që ka shpërdoruar postin dhe pushtetin e saj, për të zhvatur qytetarët e pafajshëm dhe duke përfituar në interes të familjarëve të saj.
Rovena Gashi kishte arritur që në mënyrë figurative të vendosej në krye të një familje që vepronte me metoda si të ishte mafie, brenda përbrenda sistemit të drejtësisë. Ajo ishte “de facto” Nr. 1 i Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare, Bashkëshorti i saj Nr. 1 i Prokurorisë së Elbasanit. Motra e saj Ema Gashi gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Durrësit.
Një trekëndësh Bermude ku asgjesohej dhe gjente vdekjen e sigurtë çdo e drejtë e qytetarëve që hynte në hapësirën e tyre të interesit. Një rrjet i frikshëm nepotik brenda sistemit të drejtësisë, që i zhvillonin interesat e tyre imobiliare nëpërmjet pjestarit tjetër të familjes së tyre Oliver Ushima ndërtues në Durrës, bashkëshorti i gjyqtares Ema Gashi, motrës së Rovena Gashit.
Shembulli i mëposhtëm është një nga provat ulëritëse sesi ka funksionuar drejtësia shqiptare. Se si përfundon një qytetar shqiptar duke qenë në pronën dhe në të drejtën e vet, por që kishte një fat të zi: Kishte hyrë brenda interesave të trekënëshit të Bermudës, së familjes së Rovena Gashit.
DENONCIMI I QYTETARIT PETRAQ NEDELKO:
Një problem pronësie dhe mos dakordësimi me fqinjët për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe, ka nxjerrë në mes të katër rrugëve 5 anëtarë e familjes Nedelko në lagjen 5 të qytetit të Durrësit. Kalvari i vuajtjeve për familjen e Petraq Nedelkos ka nisur plot 9 vjet më parë, pas nënshkrimit të një akti noterial, mes 3 komshinjëve kufitarë, me qëllim dhënien e lejes së ndërtimit për një firmë ndërtimi.
Petraq Nedelko rrëfen mes vuajtjesh dhe mungesës së forcës ligjore për të nxjerrë në pah të vërtetën që po ja zvarrisin gjyqtarë, prokurorë, nëpërmjet nepotizmave dhe falsifikimit të dekumentave, që sot ja ka kthyer shtëpinë e tij 1 katëshe të pabanuar dhe me makthin që do të shembet nga moment në moment.
“Me kërkesë të komshijve të mij kufitarë, z. Nevzat Jaupi dhe Vasilika Simaku, më datë, 9 Nëntor 2009, para noterit, Mariglen Rrapi dhe në prani të tre përfaqësuesve të firmave ndërtimore, z. Qemal Konçi , Oliver Ushima dhe Irfan Doraci, pa asnjë shpërblim, por vetëm me dëshirën e mirë që çdokush nga ne të ndërtonte apartament banimi në pronën e vet, nënshkrova deklaratën noteriale me nr. 4182 Rep, nr. 12000kol.
Në këtë deklaratë unë lejova që z. Nevzat Jaupi të ndërtonte në pronën e tij godinë banimi shumë katëshe (12 kate), që fasada përballë pronës sime të jetë mur kallkan (pa shkallë në krahun tim). E para që filloi ndërtimin ishte firma “Rekon” me sipërmarrës, Qamil Konçi.
Që në fillimet e saj kjo firmë, së bashku dhe me firmën “Ushima” në krahun tim tjetër të shtëpisë, nuk vendosën pilota për të më siguruar mua shtëpinë dhe nga gërmimet u shemb gjysma e tokës në oborrin tim, duke rrezikuar edhe shtëpia, u prish kufiri (e qëllimshme për ta devijuar më vonë), u ça kanali i ujërave të zeza në oborrin tim.
Nga tronditjet e mëdha, sepse punonin mjete të rënda shtëpia ime u dëmtua në të katër anët e saj, duke u bërë e pabanueshme, ku unë jetoj sot vet i 5-të. Më pas kur filluan të ngriheshin pallatet, që në katin e dytë vumë re, që ata po shkelnin deklaratën e përbashkët noteriale për murin kallkan(të drejtë) dhe kushtet urbane të përcaktuara në lejen e ndërtimit të firmës “Rekon”.
Po dilnin me ballkone dhe dritare dhe hyrja kryesore nga ne. Me vendim nr.2, dtaë 22, 23,24….30.06.2010 dhe me vendim nr.3 është dhënë leja për sheshin e ndërtimit dhe leja e ndërtimit të kësaj firme, ku është e përcaktuar se:
“Firma e ndërtimit i ka shkelur këto detyrime, gjithashtu ka nxjerrë rë gjitha tubacionet e shkarkimit të ujërave të shiut, të ujërave të zeza dhe ventilimet, përveç kësaj. Tani që ka mbaruar pallati së ndërtuari, na kanë krijuar një rrugicë, duke hyrë në tokën time dhe ne ndeshemi çdo ditë me banorët e pallatit, ndërkohë që kallkani ka vetëm një formulë: Sipërfaqe e sheshtë ndërtimore që në themel pa asnjë element arkitektonik.
Bashkia e Durrësit, gjithashtu miratoi një studim për zonën, pa firmën time, në të cilën më falsifikuan pozicionin e tokës, duke zhvendosur një rrugë fictive 125 m 2 në mes të pronës time dhe firmës “Rekon”, ku rruga ka qenë me kufijëtarë të tjerë. Për këtë arsye, janë ndërtuar konsuj dhe ballkone sipër pronës sime, duke bërë ndërhyrje në lejen e sheshit të ndërtimit, aksin e piketimit duke e nxjerrë shtëpinë ku unë banjo jo shtëpi, por lulishte.
Qëllimi i këtij ndërtimi është që shtëpia ime, ku unë jetoj që prej 70 vitesh, të jetë sipërfaqe ndihmëse e pallatit që është ndërtuar. Këtë rrugë fiktive, ma qujatën tokë shtet, në një kohë që unë posedoj dokumente që jam kufijëtar me Jaupin që në vitin 1957.
Në këtë mënyrë, firma “Ushima” dhe firma “Rekon”, në bashkëpunim me Hipotekën e Durrësit dhe Bashkinë e qytetit të Durrësit, më zvogëluan mua sipërfaqene tokës, në mënyrë që unë të mos ndërtoja më dhe ato të zmadhonin sipërfaet e tyre.
Firma “Ushima” mbylli rrugën ndërmjet dy shtëpive ku ndërtoi, ndërsa firma “Rekon”, që nga 230 m, 2 që kishte pronari i tokës bëri 600 m2 ndërtim, duke prishur vendstrehimin e gjithë lagjes, pa asnjë vendim të Këshillit të Ministrave dhe bëri pronë të vetën duke e regjistruar në Zyrën vendore të Hipotekimit. Se si ata e dinë vetë!
Për këtë problem filluam ankesat si tek Inspektoriati Ndërtimor Vendor, Inspektoriati Kombëtar Dega Durrës, Zyra e Urbanistikës, Prefekti i Durrësi, INUK, Avokati i Popullit. Më prisnin me buzëqeshje, me jepnin të drejtë dhe më përcillnin me fjalët “Nuk kemi kompetenca për asgjë”, kompetenca të cilat i kanë por nuk duan të veprojnë. I jam drejtuar me shpresë të madhe me letër Ish Kryeministrit, Sali Berisha, kryeministrit aktual, Edi Rama.
Asnjë përgjigje. I jemi drejtuar me fletë ankesë që më 19 shtator 2011, ish ministrit të atëhërshëm të Drejtësisë! Që në pritje këto institucione nuk kanë seriozitetitn e duhur!
Në 30 mars 2011 kam bërë kallzimin e parë penal për këtë firmë dhe për të gjithë personat përgjegjës të administratës shtetërore.
Më datë 10. 05. 2011, Prokuroria Mirela Zavalani e mosfillimit të procedimit penal!E kundërshtovanë Gjykatën e Durrësit këtë vendim dhe Gjykata me vendimin nr. 228, datë 08. 07. 2011, anulloi vendimin e mosfillimit të procesdimit penal nga ana e Prokurorisë Durrës.
Prokuroria, në vend që të më mbronte mua, qytetarin, më ankimon në Gjykatën e Apelit Durrës. Dhe çështja qëndron e ngrirë për një vit e ca në Gjykatën e Apelit, deri me datë 10.09.2012, ku merret vendimi me nr. 10.2012.1216, për fillimin e hetimeve.
Për të mos folur për Gjykatën e D urrësit. Gjyqtarja, Arjana Lico shtyn 8 seanca gjyqësore me preteksitn “është dosja, nuk është dosja, ka humbur dosja…etj” dhe e pushoi gjyqin me preteksin që sjemi paraqitur në kohë që cështja është nën hetimi dhe hetimi nuk kishte filluar!
Po mbytemi veti i 5të ndërmjet dy pallateve 12 katëshe, po jetojmë në mes të rrezikut, në mes të zhurmës, pluhurit, lagështirës dhe mureve që janë dëmtuar totalisht dhe nuk do jetë e gjatë dita kur të na zënë poshtë rrënojave dhe asnjë institucion nuk ofron ndihmë ligjore: Rindërtoje shtëpinë” ose “dil në shtëpi me qera”, ishte përgjigja e Drejtorit të urbanistikës në Bashki, Adhurim Qehajaj. Problemi në këtë vend qendron në atë thënien që në një ditë nga shkeljet e urbanistikës “njëri nga komshinjtë gdhihet milioner ndërsa tjetri në balët e mjerim (si unë)!”, thotë Petraq Nedelko.
Kush janë personat e përfshirë në çështjen “Nedelko”?
Firma e ndërtimit të Oliver Ushinës, procesin gjyqësor në dëm të pronës së Petraq Nedelkos, pas kallëzimit penal nga ana e tij, i ka nisur Ema Gashi (motra e Rovena Gashit dhe bashkëshortja e Oliver Ushimës, firmës që ka bërë ndërtimet??!).
Dritan Gina, bashkëshorti i Rovena Gashit (ose baxhanaku i Oliver Ushimës, pronari firmës së ndërtimit), e pushoi çështjen “Për pushimin e procedimit penal nr. 1512, datë 18.09.2014, çështje e pushuar më datë, 28.05.2014 dhe familja Nedelko e ka marrë njoftimin në datë 17. 01.2015, me qëllim shtyrjen e afateve kohore.
A tregon ky shembull se Rovena Gashi drejtonte një “familje mafioze” brenda sistemit të drejtësisë?