“Drejtuesit e rinj të Partisë Demokratike duhet ta përvetësojnë historinë e vetë partisë nëse duan të jenë serioze në politik-bërje”.
Kjo është këshilla e një prej themeluesve të PD, Besnik Mustafaj për politikanët e rinj të selisë blu, që pak ditë më parë kërkuan shfuqizimin e 20 shkurtit, ditën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës si Dita e Kujtesës të Viktimave të Regjimit Komunist.
“Unë u zura në befasi kur e mora vesh nga mediat një kërkesë të tillë, por unë besoj dhe jam i bindur se kjo tentativë nxorri në pah një defekt që ka sot elita drejtuese e partisë demokratike që është shkëputja e lidhjeve me historinë, me memorien e kësaj partie. Ne e dimë se çfarë përfaqëson 20 shkurti . kur kjo është vendosur në 2006 që të jetë edhe dita përkujtimore e viktimave të komunizmit, unë kam qenë pjesë e atyre që kanë arsyetuar pse.
Një nga argumentat kryesore që unë besoj që qëndron është se duke e quajtur 20 shkurtin ditën e viktimave të komunizmit, në fakt kompletohet cikli i sfidës dhe i triumfit përfundimtar të këtyre viktimave mbi Enver Hoxhën . Nuk drejtohet një parti e madhe pa patur brenda vetes historinë. Këta deputetë të rinj i këshilloj që ta përvetësojnë historinë e partisë demokratike për të qenë vetë më seriozë në bërjen e politikës”, u shpreh Mustafaj në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV.
Duke komentuar zhvillimet e fundit në selinë blu Mustafaj shprehet “Dua të besoj se Basha e ka kuptuar vendimin e gabuar dhe po përpiqet ta rikompozojë PD. Reflektim duhet nga Basha, por edhe nga të tjetë. Partia e madhe nukë është një grup shokësh. Partia është bashkim tek një kauzë tek një filozofi politike. Duahanin bashkë, buka vec e vec. Është shumë e rëndësishme si do shkohet në kuvend. Kuvendi është finalizim”.
I pyetur se pse u ftohën marrëdhëniet e tij me ish kryeministrin Sali Berisha, ai u përgjigj me një batutë: “Për Zotin, veç për pazare nuk jemi prish” .