Kryeministri Rama ka reaguar për protestën e militantëve të Partisë Demokratike në qytetin e Vlorës duke i quajtur ‘çeta haxhiqamiliste e Vlorës’. Kujtojmë se prej kohësh në fushatat elektorale të mbajtura në qytetët e ndryshme të vendit Rama u është drejtuar liderëve të opozitës me nofkën ironizuese ‘haxhi qamili’. “Ja dhe çeta haxhiqamiliste e Vlorës gati për antimitingun enverist të radhës, “Rama Ik”, ku mungon vetëm Saliu me automatik, Luli me matrapik, Iliri me llastik dhe Fallxhorja me zhapik, po ama turpi i ngrënë me bukë vazhdon sistematik dhe revolucioni është bërë mekanik✌️”
Rama poshtë tekstit të tij ka shpërndarë edhe një foto ku shihet numri i protestuesve të PD e LSI.