Gjashtë punonjës të policisë kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjeve në KZAZ-në nr.19 në Dibër. Gjithashtu, nga tensionet e ashpra “ kanë mbetur të lënduar edhe disa protestues. Përplasja në KZAZ-në 19 erdhi pas protestave të mbështetësve të Partisë Demokratike. Protestuesit janë përplasur ashpër me policinë, duke bërë që këta të fundit të përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë njerëzit. Nga ana e saj, policia tha se janë goditur me sende të forta, kapsolla e bomba molotov nga protestuesit, ndërsa drejt Dibrës u nisën edhe Forcat Operacionale për të qetësuar situatën. Ndërkohë, që tensione të forta mes policisë dhe protestuesve janë shënuar edhe në KZAZ-të e Burrelit, Klosit e Bulqizës.