Familja Berisha ka sulmuar ashpër zv.ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Metheë Palmer, pas deklaratave të forta të këtij të fundit, që zgjedhjet duhet të mbahen më 30 qershor. I punësuari i tyre, Çlirim Peka, njëkohësisht këshilltar mediatik i presidentit Ilir Meta, e ka nxjerrë Palmer agjent serb. Statusi i Pekës
“Gruaja ime eshte serbe…ajo ka lindur e jetuar prej shume kohesh ne Beograd…
Edhe une e njoh fort mire Serbine sepse kam jetuar jo pak kohe atje…
Femijet e mij e duan kete vend sepse eshte vendi i Nenes se tyre….ata flasin serbisht shume mire…
Ndofta kur te dal ne pension mund te mendoj qe te kaloj jo pak kohe ne kryeqytetin e Serbise.”
Kjo eshte nje pjese nga intervista qe zv.ndihmes sekretari amerikan i shtetit z.Metheë Palmer dha per BBC. “Zgjedhjet ne Shqiperi te mbahen me 30 Qershor me nje kandidat, pastaj te ngrihet dhe te vendos Gjykata Kushtetuese nese duheshin mbajtur”.. Kjo eshte nje pjese nga intervista qe dha Palmer per VOA…