Katër shqiptarë janë arrestuar sot nga policia italiane, pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni dhe dhunë ndaj prostitutave. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shqiptarët kishin krijuar një rrjet prostitucioni, ndërsa ka qenë një grup prostitutash rumune, që kanë bërë denoncimin për dhunë.
Karabinierët kanë zbuluar se organizata shqiptare iu kishte shkaktuar lëndime të rënda prostitutave. Njëri nga katër personat e arrestuar njihej me emrin ‘tigri’ dhe dyshohet të ishte ‘koka’ e grupit kriminal.
Mediat italiane raportojnë se vajzat ishin dhunuar barbarisht me shkopinj dhe shufra hekuri, pasi kishin refuzuar të lironin territorin ky shfrytëzoheshin prostitutat nga shqiptarët, ndërsa këta të fundit kishin qëlluar dhe me armë në ajër për t’i trembur ato.