Mesditën e sotme është paraqitur sot në qendrën e votimit të Parkut Olimpik, ish ministri Saimir Tahiri, në të njëjtën KZAZ ku voton dhe kandidati për Bashkinë e Tiranës dhe aktualisht kryebashkiaku Erion Veliaj. Edhe pse nuk e pranoi për arsye etike, Tahiri padiskutim ka votuar për Partinë Socialiste, kontributin e tij të fundit për partinë ku u rrit politikisht dhe ushtroi detyrën si ministër. Tahiri u shpreh se vota është e drejtë Kushtetuese e imja.