Monika Kryemadhi, Majkëll Xheksoni që drejton LSI e ftuar ne emisionin “Opinion”, tha se po “t’ja japë mëndja LSI-së ia kap 7-8 deputetët Edi Ramës” Ka aq humor sa habit të madhe e të vogël. E braktisur totalisht nga baza, ajo tregon sekretin e madh dhe levën që e ka në dorë, për të rrëzuar kur të dojë Ramën, por do integrimin e Shqipërisë dhe ndaj po pret.
Kryemadhi deklaroi edhe se mund ta rrëzojë në çdo moment Edi Ramën, por nuk e bën këtë gjë për shkak të hapjes së negociatave.
Ja sa bukur flet përçartë:
“Ju e dini shumë mirë se po t’ia thotë truri dhe mëndja LSI-së ja kap ja 7 a 8 deputetët Edi Ramës. Po të jetë kaq trim Edi Rama të futet për mocion në Parlament dhe e shikojmë. Ju mund ta rrëzoni? Kur të na dojë qejfi neve, kur të duam. Por hapja e negociatave është shumë e rëndësishme për ne.
Ne nuk kemi bërë negociata, por na vijnë vetë deputetët e PS-së. Janë gati ata dhe na thonë aman kur do e rrëzojmë. Por problemi nuk qëndron për të rrëzuar Edi Ramën, kështu është problemi i krijimit të një infrastrukture të ç’tensionimit të vetë socialistëve. Vetë deputet në parlament janë njerëzit kryesorë që ndihen të asfiksimin në PS”, tha Kryemadhi./ Ekskluzive