Ka nisur prej orës 20:00 para kryeministrise protesta e 10 kombëtare e opozitës joparlamentare kundër qeverisë. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u kanë bërë thirrje militantëve dhe qytetarëve që t’u bashkohen sërish sonte.
Basha do të jetë së bashku me familjen në tubimin e sotëm. Policia e shtetit ka marrë masat për shmangien e incidenteve, jo vetëm përpara Kryeministrisë, por edhe Kryesisë së Kuvendit, parlamentit dhe godinat e tjera qeveritare. Kauza është e njëjtë, largimi i Ramës. PD-LSI dhe Presidenti nuk njohin zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, që i cilësojnë si farsë.
Por, protesta e 10-të e opozitës vjen mes divergjencave, pasi Basha nuk njeh dekretin e ri të 13 Tetorit pa u larguar Rama dhe pa krijuar një qeveri tranzitore, ndërsa LSI është dakord me Presidentin. Ndërkombëtarët kanë paralajmëruar opozitën se nëse do të ketë dhunë do të mbajnë ata përgjegjësi.