Vettingu ka nisur fshehën në sistemin e drejtësisë, ku ka kapur sot gjyqtarin e parë. Bëhet fjalë për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, i cili është shkarkuar sot nga detyra pasi nuk ka arritur të justifikojë pasurinë e tij.
Fill pas këtij procesi ka reaguar edhe Kryeministri i vendit Edi Rama.
Rama përmes një statusi në facebook është shprehur shkurt dhe qartë duke thënë se kjo ishte një nisje e mbarë dhe se të gjithë Shqiptarët që e mbështetë fort Vettingun duhet të ndihen mirë.
“Procesi nisi e i pari që u mor në pyetje s’e justifikoi dot pasurinë dhe ra!”-ka shkruar Rama
Por fill pas publikimit të lajmit dhe pas stutusit të Kryeministrit shumë qytetarë janë shprehur optimistë duke e cilësuar këtë proces gjënë e duhur që Shqipërisë i ka munguar prej vitesh.
Por, në rradhën e komentuesve ka pasur edhe skeptikë, apo komente “pikante”, që hera-herës ngriheshin në nivele “filozofike”
Por syrit të mprehtë të Kryeministrit nuk i kanë shpëtuar këto ‘konstatime’ të qytetarëve duke i replikuar veçantisht secilit prej atyre që ka parë të arsyeshme se kanë nevojë për një sqarim, apo siç i cilëson Kryeministri, ata që nuk e kanë mendjen në mësim.
REPLIKAT:
Qytetari: I duam ne Burgggggg….ata shpetuan,,,,nuk eshte e drejte…
Rama: Martin Halili kush shpetoi? Si shpetoi? Kur shpetoi? Qetesohu Martin dhe perqendrohu ne mesim
Qytetari: Mire e the, hap pas hapi, kur do ju vi rradha juve ?
Rama: Bekim Bilalli neve kujt? Nese e ke per mua, me vjen keq po do me duhet te te zhgenjej, sepse ndryshe nga cfare mund te te thote ty rradakja jote e ngushte, une nuk kam asnje problem me ligjin! Ndersa nese e ke fjalen per kedo qe ka probleme me ligjin ne radhet e politikes, nuk do presesh aq gjate sa ke pritur besoj
Qytetari: Vetingu apo pjesa e origjines se pasurise dhe lidhej me krimin, duhet bere edhe per politikane, ministra, deputete etj, e jo vetem per gjyqtare, prokurore e polici!!
Rama: Vetingun e politikaneve e ben vetem nje sistem drejtesie i cliruar nga korrupsioni dhe i pavaruar ne vendimmarrje, qe garanton gjykim te barabarte per te gjithe dhe barazi te te gjitheve para ligjit! Keshtu qe mos ki merak, hap pas hapi!
Qytetari: ka vjedhur per 10 vjet dhe ndeshkimi largim nga puna ? mjafton kaq ? ka shitur drejtesine e kombit te tij dhe te mjaftohemi me kaq ? kurree… nese nuk i ndeshkojme ne do ti ndeshkojne brezat qe vijne pas …
Rama: Shshshsh… Urte! Urte dhe perqendrohu ne mesim, se perndryshe flet per gjera qe nuk i kupton dhe behesh qesharak! Me radhe gjerat me radhe, Vetingu eshte pastrim i sistemit, ndeshkimet i ben sistemi i pastruar, prandaj me radhe e me durim dhe te lutem, perqendrohu ne mesim e mos fol pa radhe.