Besnik Mustafaj thotë se fakti që po kërkohet rikthimi i Sali Berishës në krye të PD-së, tregon situatën e dëshpëruar në këtë parti.
Megjithatë, ai thotë se rikthimi i Berishës nuk është zgjidhje.
“Rikthehemi i Berishës unë mendoj se nuk është zgjidhja, për arsye se ai e ka bërë zgjedhjen e tij.
Por edhe për arsye se ka njerëz aty që mendojnë se Berisha është një kapitull i mbyllur.
Problemi është se kjo është shenjë e një dëshpërimi të madh.
Sfida që ka tani PD është kapërcimi i këtij dëshpërimi.
Kapërcimi i këtij dëshpërimi do të shoqërohet me bashkimin e disa rrymave” tha Mustafaj.(TemA)