Autoriteti i Pavarur për të Ardhurat Publike(IAPR) po merr masat drastike që nga fillimi i vitit për të mbledhur borxhet ndaj Shtetit që po grumbullohen.Pasi numri i grekëve me borxhe të papaguara ka arritur 1,067,857.
“Është indikative se në fillim të vitit 2018, 766 milionë euro janë shtuar në borxhin e përgjithshëm, nga të cilat 693 milionë ishin taksat e prapambetura. Totali ka tejkaluar 101 miliardë euro”, sipas IAPR.
Një total prej 4,107,135 grekë që i detyrohen shtetit kanë bërë marrëveshje për të shlyer borxhet e tyre me këste, raporton Scan.
Pronat e pasurive të paluajtshme dhe llogaritë bankare do të konfiskohen, si një përpjekje për të krijuar të ardhura.
“Shtëpitë janë hedhur në ankand në vlerën e tyre komerciale, nga ana tjetër grupe të majtë protestojnë jashtë zyrave noteriale dhe përplasen me policinë”.