Në tre vjetorin e reformës në drejtësi, institucionet e krijuara si Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësorë do të atashohen në zyrat e tyre tek ish-Fusha e Aviacionit.Me një vendim të qeverisë shqiptare është krijuar “Poli i Drejtësisë” ku Shkolla e Avokatisë i ka kaluar KLP-së, KLGj-së dhe Magjistratuës. Afro 270 persona si pjesë e administratës së KLP-së, KLGJ-së dhe Shkollës së Magjistraturës do të akomodohen në këto ambiente të cilat inaugurohen të hënën pasdite më 22 korrik.
Report TV është ndalur pranë kësaj godine e cila nga e hëna do të titullohet “Poli i Drejtësisë” duke sjellë fundin e zyrave portabël me të cilat ka funksionuar deri më tani KLP dhe KLGJ.
Pjesë e inaugurimit të kësaj godinë të hënë do të jenë e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë Leyla Moses-Ones, shefja e ONM-s Genoveva Ruiz Calavera, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonasj si dhe drejtuesit e KLP, KLGj dhe Magjistratuës.
Si pjesë e reformës në drejtësi është edhe institucioni i SPAK, njohur si Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, godina e të cilës do të jetë aty ku sot ndodhen Prokuroria e Krimeve të Rënda.