Një modele e njohur në Majemi, SHBA, pretendon se është përd.hunuar nga djali i ish-ministrit afgan të Mbrojtjes.
Ngjarja sipas 29-vjeçares, Sarah Goolden, ka ndodhur në Majemi gjatë një vizite të Hamed Wardak, i cili fillimisht e ngacmoi s.eksualisht e më pas e përd.hunoi.
Sarah Goolden, e cila ka ngritur padi në gjykatë tregon për mediat se Wardak i tha pasi e përd.hunoi: “Je veç një modele bionde, kush mendon se do të të besojë?”.
I akuzuari është djali i ish-ministrit afgan të Mbrojtjes, Abdul Rahim Wardak. Ai është i shkolluar dhe jeton në SHBA prej disa vitesh.