Pasi ka përfunduar seanca e radhës gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, në gjykatën e K.rimeve të Rënda në Tiranë, mësohet se trupa gjyqësore pranoi kërkesën e avokatit mbrojtës të Tahirit për gjykim të shkurtuar të çështjes.
Paraditen e sotme, Tahiri dhe Maks Haxhia avokati i tij u paraqitën në gjykatë pas shtyrjes së procesit javën e kaluar kur prokuroria pretendoi për humbjen e materialeve të çështjes. Tani pritet vetëm një seancë për paraqitjen e konkluzioneve.
Prokuroria kërkoi 15 ditë kohë në dispozicion, e kundërshtuar kjo nga avokati mbrojtës, nën argumentimin se prokuroria ka pasur kohën e mjaftueshme në dispozicion për gjithë materialet në dosje.
Tahiri, në detyrën e ministrit të Brendshëm akuzohet për një sërë veprash penale, duke përfshirë t.rafikun e lëndëve n.arkotike, të paprovuara këto nga ana e prokurorisë.