Ndonëse Policia e Shtetit ofron 10 mijë euro dhe ruajtje anonimati për të mësuar vendndodhjen e Klement Çalës për supergrabitjen e Rinasit, askush nuk ka informuar.
Në total, thirrjet e mbërritura në sallën operative janë 120, por asnjëra prej tyre nuk ka qenë e vlefshme për të bërë të mundur lokalizimin e 31-vjeçarit nga Elbasani.
Nga të dhënat e sistemit Tims nuk rezulton se Çala të ketë dalë jashtë vendit ndaj dhe informacionet janë se fshihet brenda territorit.
Nga ana tjetër, policia nuk përjashton mundësinë që Klementi, së bashku me të vëllanë, Eldi Çala, të jenë larguar nëpërmjet kufirit të gjelbër, ndërsa të njëjtat dyshime janë dhe për personin tjetër të shpallur në kërkim, Talo Çela.