Njoftohet se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të paraqitet ditën e enjte në Prokurori për të dhënë shpjegime tek K.rimet e Rënda në lidhje me ‘Toyota Yaris’.
Ditën e sotme u njoftua se ka mbërritur një grup prokurorësh belg në Tiranë për dosjen e shumëpërfolur.
Mësohet se prokurorët belgë janë duke mbajtur takime me prokurorët e K.rimeve të Rënda dhe grupin e hetimit të dosjes. Vizita e tyre në Tiranë është mbajtur sekret nga autoritetet.
Kujtojmë se hetimi po bëhet lidhur me aksionin e bllokimit të sasive të eurove, ndodhur më 24 qershor të 2018, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa.
Në Shqipëri u a.rrestuan 4 persona, Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa të proceduar në Belgjikë janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.