Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, duke folur për krizën tha se në Shqipëri nuk ka krizë politike, por krizë identiteti.
“Ne nuk kemi krizë politike në Shqipëri, kemi krizë identiteti e atyre që e quajnë veten përfaqësues të opozitës. Unë besoj që opozita nuk është monopol i askujt është monopoli atyre që flasin për hallet dhe problemet e popullit.
Lulzim Basha është subjekti primar i një hetimi të thellë që përfshin FBI amerikane, policinë britanike e prokurorinë shqiptare për një përfshirje të PD, atë lobimit rus”, tha Balla.