Sot është zhvilluar seanca gjyqësore ku ARRSH (Autoriteti Rrugor Shqiptar) paditi kompanitë e sigurimit, qëkishin siguruar lotin e parë te Shqiponja (Unaza e Re) për kontratën e DH Albania, e cila rezultoi se kishte falsifikuar dokumentacionin.
Gjyqi sot u fitua në Shkallën e Parë dhe shteti shqiptar fitoi 2.6 milion dollarë prej shkeljeve dhe falsifikimeve të bëra.
Pra jo vetëm që nuk u harxhua asnjë qindarkë nga paratë e taksapaguesve për atë lot, por shteti dëmshpërblehet me 2,6 milion dollarë nga kompanitë e sigurimit.