Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, një ndër mbrojtësit kryesore të tezës së shembjes së teatrit ekzistues dhe ndërtimit aty të një teatri të ri e modern, ka ironizuar nëpërmjet rrjeteve sociale prezencën e kreut të PD Lulzim Basha Brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar, në një protest që ka filluar që mëngjesin e sotëm.
“Lajm i mire qe pas kaq vitesh teater ne politike, LB shkon per here te pare ne Teater – dhe s’besoj tallashi i ngjan ndonje teatri ne Hollande, ku me i fundit eshte Theatre de Stoep!
Por si tek Lodrat, Pazari, Bulevardi e Sheshi, Tirana do fitoje serish!” paralajmëron Veliaj. Me këtë të fundit, ka kujtuar gjithë rastet kur PD ka dalë dhe ka protestuar që bashkia të mos bëjë investime, por gjithmonë ka dështuar.