Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur me tone të ashpra kryeministrit Edi Rama, i cili në një reagim pas përplasjeve mes artistëve dhe policisë tha se “Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse”.
Pasi dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen antikushtetues të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, Meta iu përgjigj Ramës: “Nuk ka forcë në botë që më ndalon mua për të vënë drejtësi për rilindësit lokal dhe ata ndërkombëtar që kanë goditur në mënyrë skandaloze reformën madhore në drejtësi e që tu japin drejtësinë oligrakëve”, tha Meta.