Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke ironizuar ata që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Teksa ka publikuar një video përmbledhëse të projekteve të bashkisë së Tiranës të cilat janë kundërshtuar më herët, Rama shkruan: Mirëmëngjes, dhe me atë shprehjen popullore, ‘Zoti u shtoftë inatin, që të na shtojnë takatin”, ju uroj një ditë të mbarë.
Kujtojmë që prej mëngjesit të djeshëm, qytetarë dhe artistë po bëjnë rezistencë brenda Teatrit Kombëtar duke kundërshtuar me forcë shembjen e tij.
Protesta e qytetarëve dhe artistëve u shoqërua me përplasje dhe tensione me policinë e cila kishte rrethuar.