Baton Haxhiu, analisti i njohur nga Kosova i përfolur shpesh edhe si këshilltari i kryeministrit Rama, ka rrëfyer marrëdhënien e tij me kryeministrin shqiptar.
Në një intervistë buzë detit me Ori Nebiaj në emisionin veror në Top Channel “Pushime on Top” , Haxhiu ka treguar Ramën e ka mik që prej vitit 1991.
Pjesë nga intervista:
Si është të punosh me Ramën?
Unë nuk punoj me Ramën. E kam mik që nga viti 1991.
Jeni këshilltar i tij, apo jo?
Jo, jam mik i tij.
Edhe më shumë këshilltar kur je mik…
Natyrshëm, mendoj që kur e jap një këshillë e mendoj Shqipërinë dhe jo Ramën.
Të kundërshton?
Rama është shumë i vështirë. Por, kur është i bindur që është e drejtë, e vë veprimin pa hezitim. Është politikan shumë i guximshëm, me shije.
Çfarë nuk të pëlqen te ai?
Nuk më pëlqen kur kap telefonin dhe në tavolinë shkruan vazhdimisht kur ka mysafir. Unë e di natyrën e tij dhe merremi vesh edhe kur shkruan, edhe kur nuk më sheh në sy. Na u shndërrua në ËhatsApp kryeministër që gjërat e rëndësishme i diskuton dhe i ruan aty. Projektimin politik e ka brenda shkronjave. Prandaj ndonjëherë e bën egoist, arrogant, pasi nuk bën kompromis me shumë gjëra.