Gjykata i jep mandatin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Gjykata ka konfirmuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas të cilit Veliaj do jetë kryebashkiak i Tiranës.
Më herët, gjykatat u kanë dhënë mandatin e kryebashkiakëve pjesës më të madhe të kandidatëve socialistë në Shqipëri.
Pak ditë më parë, një gjyqtare e hodhi poshtë mandatin e kandidates socialiste në Durrës, Valbona Sako.
Por një ditë më vonë, e njëjta gjykatë por me gjyqtarë të tjerë hodhën poshtë vendimin e parë duke konfirmuar Sakon si kryebashkiake e Durrësit.